Dëmet nga tërmeti, Oketa: Sektori i ndërtimit është përdorur si ‘lavatriçe’ për pastrimin e parave

Publikuar tek: aktualitet, më 21:41 12-12-2019 Dëmet nga tërmeti, Oketa: Sektori i ndërtimit është përdorur si ‘lavatriçe’ për pastrimin e parave Politikani Gazmend Oketa

Politikani Gazmend Oketa ka deklaruar se sektori i ndërtimit në Shqipëri është përdorur si ‘lavatriçe’ për pastrimin e parave të pista.

I ftuar në emisionin ‘360 Gradë’, Oketa , duke iu referuar Bashkive të Tiranës dhe Durrësit për shkak të cilat janë qeverisur për një kohë të gjatë nga e majta, deklaroi se drejtuesit e këtyre bashkive kanë favorizuar ndërtime shumëkatëshe, shtesa dhe objekte vend e pa vend.  

‘Është e vërtetë që sektori i ndërtimit është përdorur si një ‘lavatriçe’ për pastrimin e parave të pista. Kur të jemi shumë më të qartë për shifrat, statistikat, numrin e objekteve të ndërtuara, kompanitë që i kanë ndërtuar këto objekte që janë dëmtuar, personazhet, pronarët apo investitorët e këtyre objekteve atëherë sigurisht do ta themi me një saktësi më të madhe. Por është një fakt i pamohueshëm që sektori i ndërtimeve është përdorur për pastrim parash.

Në mënyrë krejt paradoksale si në Durrës, Tiranë, që për një periudhë të gjatë kohe janë qeverisur nga drejtues të së majtës, në vend që zëri i banesave sociale duhet të ishte ovbjektiv kryesor i bashkive, drejtues të së majtës kanë favorizuar ndërtimet shumëkatëshe, objekte vend e pa vend si në Tiranë dhe Durrës’, ka thënë Oketa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050694942474365
array(1) { ["section"]=> string(101) "demet-nga-termeti-oketa-sektori-i-ndertimit-eshte-perdorur-si-lavatrice-per-pastrimin-e-parave-189238" }