Dëmet nga tërmeti, zhvendoset Drejtoria Tatimore në Tiranë (Ja ku do të bëhen shërbimet)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:14 06-12-2019 Dëmet nga tërmeti, zhvendoset Drejtoria Tatimore në Tiranë (Ja ku do të bëhen shërbimet) Drejtoria Tatimore Rajonale e Tiranes

Për shkak të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, godina e Drejtorisë Tatimore në Tiranë ka pësuar dëme në strukturë e si pasojë do të zhvendoset.

Bëhet me dije se Drejtoria Tatimore në Tiranë do të zhvendoset në rrugën ‘Nikolla Lena’.

Mësohet se pas inspektimit nga ekspertë, Drejtoria Tatimore Rajonale e Tiranës u certifikua si e pabanueshme pasi kishte dëme në strukturë, kolona dhe në soletë.

Për një periudhë të përkohshme shërbimet e kësaj Drejtorie do të bëhen në zonën e ‘21 dhjetorit’, në të njëjtën godinë ku janë edhe Hipoteka dhe Arkivi Shtetëror i Tiranës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025333881378174
array(1) { ["section"]=> string(92) "demet-nga-termeti-zhvendoset-drejtoria-tatimore-ne-tirane-ja-ku-do-te-behen-sherbimet-188620" }