Demokracia e rrethuar

Publikuar tek: analiza-komente, më 17:39 21-01-2016 Demokracia e rrethuar

Nga Romeo Gurakuqi

Demokracia e rrethuar:

nga te gjitha Ata, pak fryme monstrash qe gjallojne vetem ne kete toke. Maskat kane rene. Jane sot njelloj si 5 vite ma pare: te bashkuar dhe te ndare. Nje dreq e merr vesht si jane, por ne nje gje te sigurte: te gjithe bashkerisht, kunder lirise, pro dhunes, kunder Shqiperise serioze, kunder demokracise dhe shtetit ligjor, kunder drejtesise shteterore, kunder popullit te tyre te varfer qe po merr arratine cdo dite drejt te panjohures.

Duket sikur kane nderruar vendet nje nate, por nata e dyte nuk i ngjan se pares. Parmbreme u pershendeten dhe u kujdesen me ish aleatin, tani armik. E paralajmeruan te ruhet nga Hasmi i vertete. Dje ne dreke burri i shkurter i frikesuar, nga askush tjeter por vec Hasmit aleat dhe Falcone-s qe don te sjelle ne Shqiperi US Government, perdori kerbacin dhe kulacin, ne nje frekuence prej 30 minutash, si nje Ftese per Darke me Naltgjatesine e Tij, me te cilin vazhdojne te ndajne torten qe e ka emrin Shqiperi.

Dhe, sikurse dihet tashme, cdo Darke e Konsumueme publikisht, eshte sinjal per gjume te qete te Drejtesise, qe vazhdon te operoje si korporate e shkeputun dhe e imunizueme nga hallet e Shqipnise.

Te gjithe se bashku, te rrethuar me sherbenjes, servile, lajmes dhe percjellesh mesazesh, trafikante parimesh, licencash, pastrues parashe, qe ofrohen ne treg vullnetarisht, per t'i sherbyer te zezes se Shqiperise.

Jane Ata qe urrejnë popullin e tyre; urrejne boten e kullueme shqiptare, ate qe zemra e nje populli te vuejtun, megjithese e rrethueme nga prapesia, arriti ta ndertoje me aq mundim dhe sakrifica. E urrejne sepse bota e rrethuesve te popullit nuk eshte bota e e njerezve te thjeshte te Shqiperise se vertete; E bota e Shqiperise se vertete eshte bota e Naimit, Abdylit dhe Samiut, eshte bota e Ismail Qemalit, Fishtës, Hasan Prishtines, Isa Buletinit, Dede Gjo Lulit, Cerciz Topullit, Prenk Bib Dodes, Nolit, Gurakuqit,, Koliqit, Arshi Pipës, Repishtit, Kadarese etj., eshte bota e gjithë atyre që punuen për lulëzimin e shqiptarizmit të vertetë, i cili i ka rrënjët e themelet në kulturën dhe traditat tona. Mos harroni asnjehere, se bota kulturore e rrethuesve te popullit, nuk eshte kultura politike dhe shoqerore e njerezve te devotshem per vendin e tyre dhe popullin e varfer; nuk eshte kultura e punetoreve te palodhun, te paperkulur dhe te paepur te Shqipnise.

Kjo duhej te behej kauza e Opozites, por djegesi i kauzes se liberal demokracise, i paraprin asaj me c'orientim total dhe gjoja diversion.

Te kishte qene Ernest Koliqi gjalle, do te kishte citue shkodranin Ndrekë Kaçulini, i cili, për shqiptarët përgjithesisht, ka lane kete thenie proverbiale, qe mbahet mend ne Shkodren teme: “ Kanë për program me zhgulë ullinin e me vu shelgen".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029195070266724
array(1) { ["section"]=> string(27) "demokracia-e-rrethuar-30615" }