Demokratët në KSA mundohen të vënë në 'siklet' Vlahutin, e pyesin për Tahirin dhe kanabisin, ja si përgjigjet ajo

Publikuar tek: politike, më 18:50 12-02-2018 Demokratët në KSA mundohen të vënë në 'siklet' Vlahutin, e pyesin për Tahirin dhe kanabisin, ja si përgjigjet ajo

Anëtarët e Partisë Demokratike në takimin e 12-të Komitetin e Stabilizim Asociimit e kanë mbajtur theksin e diskutimeve dhe të pyetjeve në çështjet që kanë ngritur vazhdimisht si kultivimi i kanabisit dhe çështja e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Deputetët Albana Vokshi dhe Aldo Bumçi e kanë pyetur ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, për çështjen e Tahirit si dhe kultivimin e kanabisit në vendin tonë.

Përgjigja e saj ka qenë e shkurtër.

“Presim që prokuroria të përfundojë hetimet. BE është duke e monitoruar procesin. Presim që rezultatet të bëhen publike sa më shpejt”, u shpreh ambasadorja e BE në vendin tonë.

Pjesë nga pyetje-përgjigjet:

Tabaku: Kërkoj që të zëvendësohet ish ministri i Brendshëm nga ky komision

Balla: Njoftimet bëhen në fund të seancës plenare por ju nuk keni durim të rrini deri në fund të dëgjoni njoftimin. Anëtarët e komisionit janë këta që ju shihni këtu.

Vokshi: Duam transparencë të dimë se kur është bërë kjo. Nuk kemi një dokument të zëvendësimit të Tahirit. Të gjithë në Partinë Socialiste sulmuan prokurorët duke deklaruar ndër të tjera se duhet të pushohen nga puna. Ata janë kërcënuar edhe personalisht edhe me vettingun.

Vlahutin: Kultivimi i kanabisit është një problem i hershëm. Në uk u mund të asgjësohej plotësisht. Në vitin 2016 Guardia di Finanza ka raportuar se kultivimi ishte në rritje. Kemi kërkuar të luftohet. Në vitin 2017 Guardia di Finanza ka raportuar një ulje drastike të mbjelljes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010689973831177
array(1) { ["section"]=> string(116) "demokratet-ne-ksa-mundohen-te-vene-ne-siklet-vlahutin-e-pyesin-per-tahirin-dhe-kanabisin-ja-si-pergjigjet-ajo-110030" }