Demokratët nisin procedurat për shkarkimin e Donald Trump

Publikuar tek: bota, më 17:01 15-11-2017 Demokratët nisin procedurat për shkarkimin e Donald Trump

Gjashtë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA kanë prezantuar këtë të mërkurë artikullin për shkarkimin e presidentit Donald Trump me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën.

Përfaqësuesit demokratë Steve Cohen i Tenesi, Luis Gutierrez i Illions, Al Green i Teksasit, Adriano Espaillat, Nju Jork, Marcia Fudge i Ohajo dhe John Yarmuth përfaqësues i Kentaki thanë se pesë nenet e shkarkimit dalin nga shqetësim për sigurinë kombëtare të vendit.

"Ne besojmë se Presidenti Trump ka shkelur Kushtetutën, dhe ne kemi prezantuar pesë nene të shkarkimit", tha Cohen në një konferencë shtypi.

Këta artikuj shënjestrojnë shkarkimin e drejtorit të FBI-së James Comey nga donald Trump, shkeljet e perceptuara të klauzolës së shpërblimeve që ua ndalojnë zyrtarëve publikë të pranojnë dhurata nga qeveritë e huaja, si dhe veprimet "duke minuar" gjyqësorin dhe lirinë e shtypit. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096359252929688
array(1) { ["section"]=> string(63) "demokratet-nisin-procedurat-per-shkarkimin-e-donald-trump-99680" }