Demostrata të fuqishme në të gjithë Iranin kundër presidentit Hassan Rohani

Publikuar tek: bota, më 18:34 29-12-2017 Demostrata të fuqishme në të gjithë Iranin kundër presidentit Hassan Rohani

Demonstratat antiqeveritare që kanë nisur të enjten në Mashhad, një qytet i vogël i Iranit, janë shpërndarë tani në disa qytete.

Një numër i madh i njerëzve ka dalë në rrugë në Teheran, Rasht, Kermanshar, Shiraz, Isfahan dhe Hamadan.

Protestat kanë nisur kundër rritjes së çmimeve, por janë shndërruar në zemërim kundër sundimit klerik.

Policia ka arrestuar dhjetëra njerëz në Teheran dhe Kermanshar, raporton radio europa e lirë. Në këtë të fundit, disa video të postuara në mediat sociale kanë treguar edhe dhunë midis protestuesve dhe policisë.

Protestuesit kanë thirrur slogane kundër liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, edhe pse nuk e kanë përmendur me emër, dhe kundër presidentit Hassan Rohani.

Tubimet politike janë të rralla në Iran, por shpesh mbahen protesta për çështje ekonomike, si pushimet nga puna, mospagimi i rrogave dhe rritjet e çmimeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmet i fuqishëm 'shkund' Filipinet, 200 të vdekur deri më tani
“Little Albania” në Nju-Jork, brenda lagjes së famshme të shqiptarëve (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.013796091079712
array(1) { ["section"]=> string(82) "demostrata-te-fuqishme-ne-te-gjithe-iranin-kunder-presidentit-hassan-rohani-104856" }