‘Dëmshpërblimi i Kadriut’, PD i përgjigjet Bashkisë së Durrësit: U vutë në lëvizje pas vizitës së Bashës

Publikuar tek: politike, më 21:08 10-08-2020 ‘Dëmshpërblimi i Kadriut’, PD i përgjigjet Bashkisë së Durrësit: U vutë në lëvizje pas vizitës së Bashës

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Bashkisë së Durrësit, e cila përgënjeshtroi deklaratë e Kadri Barruku gjatë takimit me Lulzim Bashën, i cili pretendonte se nuk kishte fituar bonusin e qirasë apo të kishte fituar nga programi i rindërtimit, mirëpo dokumentat tregonin të kundërtën.

Partia Demokratike ka reaguar duke thënë se pas denoncimeve të Kryetarit të PD, Lulzim Basha, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindertim.

Kreu i PD-së Durrës Ferdinand Xhaferraj me anë të një posttimi në ‘facebook’ shkruan se kjo mbledhje dhe vendimi vjen pas 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra.

Ndër të tjera ai është shprehur se qytetarët tani më e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike.

Postimi i plotë:

Kryetari i Opozitës Basha bën të pamundurën: Vë në lëvizje bashkinë e vdekur të Durrësit!

Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindertim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në cadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama. Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk demton edhe më shumë qytetarët e rrënuar

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010044097900391
array(1) { ["section"]=> string(107) "demshperblimi-i-kadriut-pd-i-pergjigjet-bashkise-se-durresit-u-vute-ne-levizje-pas-vizites-se-bashes-216736" }