Një dëmtim i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në linjën e ujësjellësit Shën-Mëria, i cili furnizon me ujë qytetin e Tiranës dhe si pasojë ka sjellë kufizimin e furnizimit me ujë për disa zona në qytet.
Zonat të cilat do të kufizohen nga furnizimi me ujë deri sa të riparohet linja janë: Vëllezërit Kondi, Spitali i Sanatoriumit, Tirana e re, Qytet Studenti, zona e Shkozës, Saukut dhe ish-Bllokut.
Sipas Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, grupet e punës po punojnë për riparimin e dëmtimit të rëndë. Ndërkohë, nuk është bërë ende e ditur se sa kohë mund të zgjasë riparimi dhe kufizimi me ujë të pijshëm.