Dëmtohet fotografia në varrin e mjeshtrit të fotografisë, Marubit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 23:05 16-03-2015 Dëmtohet fotografia në varrin e mjeshtrit të fotografisë, Marubit

Një pamje skandaloze të shfaqet kur shikon varrin e mjeshtrit të madh të fotografisë, Pjetër Marubit në varrezat e qytetit të Shkodrës.

Kjo është denoncuar nga këshilltari i kryeministrit për kulturën, Artan Shkreli, i cili ka publikuar këto foto ku shihet fare qartë se si është dëmtuar fotografia në varrin e Marubit.

“Furia barbare e shqiptarëve të rinj. Këtu, fotografia në varrin e gjigandit të fotografisë Pjetër Marubit në varrezat e Shkodrës”, shkruan Shkreli në facebook-un e tij.

Pjetër Marubi konsiderohet si mjeshtër i fotografisë në historinë shqiptare dhe jo vetëm. Fotot e tij kanë qenë një tregues i rëndësishëm për realitetin e Shqipërisë në mesin dhe fundin e të 19-të.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021937847137451
array(1) { ["section"]=> string(69) "demtohet-fotografia-ne-varrin-e-mjeshtrit-te-fotografise-marubit-6101" }