Një pjesë e madhe e banorëve të kryeqytetit do të jenë sot pa ujë të pijshëm. Një defekt në linjën që furnizon Tiranën me ujë të pijshëm nga burimi i Shën Mërisë do të sjellë ndërprerje, deri në rregullimin e defektit.
Burimet e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve bëjnë me dije se do të ketë ndërprerje në zonën e Komunës së Parisit, Vilave Amerikane, Qytet Studentit, Shkozetit, Sanatoriumit, Saukut, Tiranës së Re, Yzberishtit dhe zonën së ish-Bllokut.
Përveç rregullimit të defektit, deri në nisjen me furnizim të këtyre zonave, specialistët do të kryejnë edhe njëherë kontrollet cilësore të ujit.