Dëmtohet rruga në Parkun e Llogarasë, rrëshqitjet e dheut vështirësojnë lëvizjen e mjeteve

Publikuar tek: aktualitet, më 15:15 16-03-2015 Dëmtohet rruga në Parkun e Llogarasë, rrëshqitjet e dheut vështirësojnë lëvizjen e mjeteve Rruga e shembur në Llogara

Është dëmtuar rruga në Parkun Kombëtar të Llogarasë në Vlorë. Në vendin e quajtur ‘’Çipa’’, rruga ka pësuar një shembje në krahun e djathtë të saj, duke krijuar edhe vështirësi të kalimit të automjeteve.

Ndërmarrja e mirëmbajtjes së rrugëve është kujdesur menjëherë që të dërgojë një specialist për të vendosur një shirit sinjalizues si dhe disa blloqe bllokues për të mos lejuar automjetet të  lëvizin në korsinë e dëmtuar.

Rruga ka rrezik të shembjes më tej, në rast se nuk vihet dorë për t’u rregulluar sa më shpejt. Kujtojmë se rruga e Llogarasë është tepër e vështirë për t’u pëshkuar nga automjetet për shkak të malores dhe kthesave të shumta. Drejtuesit e automjeteve përveç kujdesit për shkak të llojit të rrugës, do të duhen të jenë edhe më të kujdesshëm edhe nga shembja e saj.

llogara2ok

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksioni i AKEP në Tiranë çliron shtyllat nga “rrjetat” e telave
Krim brenda familjes, nëna mbyt djalin pas grindjes »
Article Logic
Execution time: 0.011461019515991
array(1) { ["section"]=> string(94) "demtohet-rruga-ne-parkun-e-llogarase-rreshqitjet-e-dheut-veshtiresojne-levizjen-e-mjeteve-6065" }