Dëmtohet shtëpia monument kulture e Abat Preng Doçit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:05 26-06-2015 Dëmtohet shtëpia monument kulture e Abat Preng Doçit

Në shtëpinë monument të abatit të Mirditës, poetit, mendimtarit dhe aktivistit shqiptar Preng Doçi janë kryer punime duke e dëmtuar godinën dhe duke i prishur asaj fomën tradicionale.

Denoncimin e bën Artan Shkreli, teksa thotë se nga indiferenca apo edhe injoranca, shtëpia monument kulture e një prej figurave më të shquara të Mirditës, është dëmtuar rëndë nga punimet “moderne” ditët e fundit.

Abat Preng Doçi ishte një nga rilindasit më të ndritur, drejtues i shoqërisë patriotike “Bashkimi”. Doçi ka shkruajtur shumë, kryesisht në gazetën e De Radës, por gjithmonë shkruante me pseudonim. Ai ka patur një rol mjaft të rëndësishëm në kryengritjen e Mirditës si dhe në krijimin e alfabetit shqip.

“Edhe me kenë pak veprat e shkrueme prej Abat Doçit, nuk janë pak 32 vepra…të botueme në nandë vjet të Shoqnis “Bashkimi” themelue prej tij, as veprat e botueme me ndihmën financiare që dha për shtyp (Ligjërim në vdekjen e Abat Doçit, “Posta e Shqypnis”, nr 24, shkurt 1917-Gjergj Fishta)”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 fotografi nga Arton Krasniqi që do t’ju lënë pa fjalë
Zbulohet snajperi që vrau Ibrahim Bashën »
Article Logic
Execution time: 0.014085054397583
array(1) { ["section"]=> string(58) "demtohet-shtepia-monument-kulture-e-abat-preng-docit-14726" }