Denaj: Agjencia ndërkombëtare Standard & Poor’s jep vlerësimin ‘B+’ për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme

Publikuar tek: aktualitet, më 08:09 01-08-2020 Denaj: Agjencia ndërkombëtare Standard & Poor’s jep vlerësimin ‘B+’ për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme

Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj shkruan se Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s ka konfirmuar vlerësimin aktual në “B+” si dhe perspektivën “e qëndrueshme” për Shqipërinë.

Sipas Denaj, vlerësimi i Standard & Poor’s dëshmon për qëndrueshmërinë e financave publike dhe financimin e suksesshëm të hendekut fiskal, duke frenuar presionet e bilancit të pagesave.

“Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin aktual në “B+” si dhe perspektivën “e qëndrueshme” për Shqipërinë.

Ky është një tregues pozitiv i menaxhimit të situatës së jashtëzakomshme.

Programet stimuluese në Buxhetin e Qeverisë pritet të kufizojnë ndikimin ekonomik nga pandemia dhe të finalizojnë procesin e rindërtimit pas tërmetit.

Vlerësimi i Agjencisë Ndërkombëtare dëshmon për qëndrueshmërinë e financave publike dhe financimin e suksesshëm të hendekut fiskal, duke frenuar presionet e bilancit të pagesave.

Vlerësimi vërteton edhe njëherë angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë:

- qasjen e kujdesshme për ecurinë e indikatorëve makroekonomikë dhe
- një rikthim drejt disiplinimit dhe konsolidimit fiskal në 2 vitet e ardhme”, shkruan ministrja Anila Denaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097129344940186
array(1) { ["section"]=> string(106) "denaj-agjencia-nderkombetare-standard-poor-s-jep-vleresimin-b-per-shqiperine-ekonomia-e-qendrueshme-215695" }