Denaj: Vitin tjetër do të kemi rritje ekonomike 10.6%, e kundërshton ekspertja e ekonomisë: Është buxhet i fryrë

Publikuar tek: ekonomi, më 21:58 02-12-2020 Denaj: Vitin tjetër do të kemi rritje ekonomike 10.6%, e kundërshton ekspertja e ekonomisë: Është buxhet i fryrë Guxholli - Denaj

Tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas pandemia e Covid-19 shkaktuan një goditje të ekonomisë shqiptare, dhe vuri në pah mos-përgatitjen e duhur të qeverisë shqiptare.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e ftuar në Open tha se pavarësisht krizave qeveria është optimiste ashtu siç është dhe buxheti për 2021.

“Ne po flasim për buxhetin e miratuar në parlament. Shpenzimnet kapitale sjellin para. Shpenzimet kapitale janë në rindërtim. Në rindërtim kemi injektuar 31 milionë lekë. Nga ky vit në vitin tjetër kemi parashikuar një rritje ekonomike në 10.6%”- tha Denaj.

Deklarata e ministres u kundërshtua nga ekspertja e ekonomisë Suzana Guxholli duke thënë se kjo nuk është e vërtetë, pasi vendi ynë në çdo raport mban vendin e fundit në rajon.

“Jemi të fundit në rajon. Çdo vit dilni me më pak se parashikimet. Është buxhet jo-optimist, ose thënë ndryshe I fryrë”- tha Guxholli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Qeveria s’ka vullnet për të ndihmuar bizneset gjatë pandemisë’, Malaj: Situata është si në 1997
'Janë dhjetëra PPP që duhen anuluar', eksperti i ekonomisë debat me ministren Denaj: Ç'do bëni me 100 mijë të papunë?! »
Article Logic
Execution time: 0.012370824813843
array(1) { ["section"]=> string(115) "denaj-vitin-tjeter-do-te-kemi-rritje-ekonomike-10-6-e-kundershton-ekspertja-e-ekonomise-eshte-buxhet-i-fryre-229965" }