Denar Biba i ekzaltuar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor: 5 me 0! Nuk mund ta fsheh kënaqësinë personale...

Publikuar tek: politike, më 14:57 24-06-2019 Denar Biba i ekzaltuar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor: 5 me 0! Nuk mund ta fsheh kënaqësinë personale...

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për mos pranimin e kërkesës së Partisë Uniteti Kombëtarë per t’u çregjistruar nga zgjedhjet për pushtetin vendor të datës 30 qershor, zëvendës kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Denar Biba shpreh ekzaltimin e tij.

 

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Biba shkruan se nuk mund ta fshehë kënaqësinë e tij personale lidhur faktin se vendimi i KQZ ishte ligjërisht korrekt.

Sipas tij KQZ sapo bëri histori, përsa i përket të drejtës administrative. “Kolegji Zgjdhor, që është trupa më e lartë gjyqësore në RSH për çështjet zgjdhore e vendimi i të cilit është i pa ankimueshëm, sapo la në fuqi vendimmarrjen e KQZ, vendimmarrje që, ndër të tjera, konstaton edhe pavlefshmerinë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës. Nuk mund ta fsheh kënaqesinë personale për ngadhenjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshëm tashmë se vendimi i KQZ ishte ligjërisht korrekt, paçka se politikisht nuk i pëlqeu një pjese të politikanëve të vendit”, shkruan Denar Biba.

Reagimi i plotë i Denar Bibës:

Kolegji Zgjdhor me vote unanime 5-0 rrezoi ankimin e Partise Uniteti Kombetar per tu cregjistruar nga zgjdhjet per pushtetin vendor te dates 30 qershor 2019. Me fjale te tjera, Kolegji Zgjdhor, qe eshte trupa me e larte gjyqesore ne RSh per ceshtjet zgjdhore e vendimi i te cilit eshte i pa ankimueshem, sapo la ne fuqi vendimmarrjen e KQZ, vendimmarrje qe, nder te tjera, konstaton edhe pavlefshmerine absolute te Dekretit te Presidentit te Republikes.

Do te doja shume qe kjo situate te ishte e paqene, qe Presidenti te mos e kishte nxjerre Dekretin e dyte per anulimin e dates se zgjdhjeve; qe KQZ te mos vihej ne poziten e veshtire e te padeshirueshme per te konstatuar si absolutisht te pavlefshem nje akt te Kreut te Shtetit; qe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit te mos e godiste Dekretin e Presidentit e, ne nje fare menyre edhe autoritetin e tij.

Siqodofte, nuk mund ta fsheh kenaqesine personale per ngadhenjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashme se vendimi i KQZ ishte ligjerisht korrekt, packa se politikisht nuk i pelqeu nje pjese te politikaneve te vendit.

KQZ nuk mori komptetencat e Gjykates Kushtetuese, packa se mese njehere kjo e fundit ka vendosur se dekretet presidenciale nuk perbejne lende kushtetuese.

KQZ u gjend perpara nje situate ku, ose do nderpriste procesin zgjdhor, ose do te vijonte pergatitjet, megjithese Dekreti qe anuloi daten e zgjdhjeve ishte haptazi i paligjshem. Ne u fokusuam te paligjshmeria flagrante, e jo te kushtetutshmeria/antikushtetushmeria e Dekretit.

Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht.

KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative.

Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020500183105469
array(1) { ["section"]=> string(109) "denar-biba-i-ekzaltuar-pas-vendimit-te-kolegjit-zgjedhor-5-me-0-nuk-mund-ta-fsheh-kenaqesine-personale-169545" }