“Dendias të deklarojë adresën dhe 30 euro”, revoltohet IDRIZI: T’i NDALOHET hyrja GREKËVE në Shqipëri, ministri grek s'heq dorë nga 'axhenda' edhe në kohë Covidi

Publikuar tek: politike, më 11:13 20-10-2020 “Dendias të deklarojë adresën dhe 30 euro”, revoltohet IDRIZI: T’i NDALOHET hyrja GREKËVE në Shqipëri, ministri grek s'heq dorë nga 'axhenda' edhe në kohë Covidi Protesta e PDIU para Ministrisë së Jashtme

Tensionohet sërish situata në protestën e organizuar nga PDIU përpara ministrisë së Jashtme, kur ditën e sotme ka mbërritur kryediplomati grek Nikos Dendias.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i revoltuar ka kërkuar ndalimin e shtetasve grekë në kufi, ashtu sikundër ndodh me emigrantët shqiptarë të kthyer në doganë gjatë pandemisë.

Idrizi përmendi disa nga çështjet që sipas tij janë braktisur nga qeveria shqiptare, ndër to çështja Çame, Ligji i Luftës dhe të drejtat e shqiptarëve në Greqi.

Idrizi tha se edhe në kohë pandemie, ministri i Jashtëm grek Dendias, ka vendosur që të shtyjë përpara axhendën greke.

“Shqipëria të ndalojë hyrjen e grekëve, ministri grek të deklarojë adresën dhe 30 euro. Nuk flasim më për Ligjin e Luftë, kemi hequr çështjen Çame nga axhenda e diskutimeve, i kemi dhënë fajalën Greqisë që do të bëjmë censusin me deklarim me vullnet të lirë, që të dalin prapë 300 mijë grekë. Kemi hequr konceptin e zonave minoritare, ku ka 20 minoritarë do kërkojnë tabela në gjuhën greke. Shqipëria deri më sot ka marrë vetëm vulën apostile. A u kujtua ky i gjati dy metra për 800 mijë shqiptarë në Greqi që të mësojnë shqip dhe të mos harrojnë gjuhën? Ky është turpi i rradhës i shtetit shqiptar. Si është e mundur që Greqia dhe ministri i Jashtëm i Greqisë nuk heq dorë në kohë Covidi për të çuar përpara axhendën”, deklaroi Idrizi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Spitalet janë tejmbushur, s’ka më vende”, Rama sulmon Bashën: Del Coli e thotë skandale. Kemi dy spitale gati, dhe gjithë ilaçet që ka Amerika
A do ketë marrëveshje? DW për vizitën e Dendias: Koha për ndarjen e detit »
Article Logic
Execution time: 0.01732611656189
array(1) { ["section"]=> string(161) "dendias-te-deklaroje-adresen-dhe-30-euro-revoltohet-idrizi-t-i-ndalohet-hyrja-grekeve-ne-shqiperi-ministri-grek-s-heq-dore-nga-axhenda-edhe-ne-kohe-covidi-224423" }