Dënimi me burg i separatistëve, Presidenti i Katalonjës kërkon amnisti

Publikuar tek: bota, më 06:09 15-10-2019 Dënimi me burg i separatistëve, Presidenti i Katalonjës kërkon amnisti Quim Torra

Presidenti i rajonit autonom të Katalonjës, Quim Torra, ka kërkuar amnisti për nëntë separatistët të cilët janë dënuar me burgim prej 9 deri në 13 vite për arsye se kanë organizuar referendumin për ndarje nga Spanja.

Lideri Katalonjës i ka bërë këto komente disa orë pas dhënies së dënimit nga gjykata spanjolle. Ai në dhënien e deklaratës për medie është mbështetur nga përfaqësues tjerë të qeverisë katalane.

“Ne bëjmë thirrje për një përfundim të shtypjes, për lirim të të burgosurve politikë, për të përndjekurit që të kthehen në shtëpi, për një amnesti që do të ishte përfundim për të gjithë ata që kanë pësuar reprezalje”, ka thënë Torra, shkruan BotaSot, transmeton Newsbomb.al.

Presidenti rajonal katalan ka kritikuar ashpër dënimet, duke i quajtur si një ofendim për demokracinë dhe pasardhëse të diktaturës. Për liderin, vendimi i Gjykatës Supreme spanjolle ishte një akt hakmarrje dhe drejtësie.

Por gjithsesi Torra ka thënë se populli i Katalonjës do të përgjigjet me civilizëm ndaj këtyre vendimeve. Ndërkohë mijëra njerëz ishin të pranishëm sot në një protestë nëpër rrugët e Barcelonës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028704881668091
array(1) { ["section"]=> string(76) "denimi-me-burg-i-separatisteve-presidenti-i-katalonjes-kerkon-amnisti-182079" }