Dënimi me burgim të përjetshëm për Mlladiç, vjen reagimi Washingtonit

Publikuar tek: bota, më 20:00 22-11-2017 Dënimi me burgim të përjetshëm për Mlladiç, vjen reagimi Washingtonit

SHBA i bëri sot thirrje shteteve dhe popujve të Ballkanit për të punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, pas dënimit me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-kreun e serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç.

“Uashingtoni mbështet punën e rëndësishme të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë dhe respekton vendimet e saj”, deklaroi për median një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

“Ne do të vijojmë të përkujtojmë viktimat e krimeve çnjerëzore të kryera në Ish-Jugosllavi”, shtoi ai, duke bërë thirrje gjithashtu për të shmangur ‘’çdo retorikë përçarëse’’.

Ratko Mlldiç, i cilësuar “Kasapi i Ballkanit” u shpall sot fajtor për gjenocid në enklavën e Srebrenicës, në Bosnje ku 8 000 burra dhe djem myslimanë u vranë në 1995. Më shumë se njëzet vjet pas konfliktit që shkaktoi më shumë se 100 000 të vdekur, ai gjithashtu u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, shkruan ATSH

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avioni rrëzohet në oqean, por pilotët shpëtojnë mrekullisht
Tërmet i fuqishëm në Turqi, tronditet qyteti këtë mbrëmje »
Article Logic
Execution time: 0.012688159942627
array(1) { ["section"]=> string(75) "denimi-me-burgim-te-perjetshem-per-mlladic-vjen-reagimi-washingtonit-100534" }