Dënohet ish-agjenti i CIA, i jepte informacion një agjenti të Kinës

Publikuar tek: bota, më 19:33 18-05-2019 Dënohet ish-agjenti i CIA, i jepte informacion një agjenti të Kinës

Një ish-oficer i CIA-s u dënua me 20 vjet burg për dhënie të informacionit që lidhet me sigurinë kombëtare një agjenti të Republikës Popullore të Kinës.

Vendimi ndaj 62 vjeçarit Kevin Patrick Mallory u dha të premten.

Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John Demers tha se 'ky përfaqëson një rast në një prirje alarmuese kur Kina piketon një ish-oficer të zbulimit amerikan që të tradhëtojë vendin dhe kolegët e tij.'

Dëshmitë e paraqitura në gjyqin ndaj zotit Mallory përfshinin pamje filmike të kamerave mbikqyrëse, nga një dyqan i kompanisë postare FedEx në Leesburg të Virxhinias. Ai shihej duke skanuar dokumente sekrete.

Për shkak të punës së tij ish-agjenti ishte i pajisur me çertifikatë sigurie që i mundësonte qasjen tek informacionet sekrete si dhe kishte punuar me disa agjenci qeveritare e kompani që punonin për to. /VOA

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086269378662109
array(1) { ["section"]=> string(73) "denohet-ish-agjenti-i-cia-i-jepte-informacion-nje-agjenti-te-kines-164808" }