Dënohet “koka” shqiptare e heroinës në Britani, e pabesueshme çfarë kodi përdorte për drogën

Publikuar tek: bota, më 11:01 04-08-2017 Dënohet “koka” shqiptare e heroinës në Britani, e pabesueshme çfarë kodi përdorte për drogën Lorenc Hoxha

“Koka” shqiptarë e bandës së heroinës në Nontigam është dënuar me 12 vite burg. Lorenc Hoxha 37 vjeç, ishte pas çdo porosie që shpërndahej në Britani dhe në vendet perëndimore, ka thënë një gjykatës gjatë gjyqit.

Hoxha së bashku me një tjetër shqiptar dhe tre persona të tjerë, u dënuan me 45 vite burg në total për shitje të heroinës, e cila sipas hetimeve ishte e një cilësie të lartë.

Droga që ka qarkulluar kreu i bandës, Lorenc Hoxha mendohet të kapë vlerën e 1 milion paund. Shqiptari për mos t'u zbuluar nga Policia, në mesazhet që dërgonte, i referohej heroinës si pica dhe pyeste rregullisht porositësit “sesi ishte shija”, shkruan Nottingam Post.

Në përfundim të gjyqit, Lorenc Hoxha u dënua me 12 vite e 3 muaj burg, me akuzën e komplotit dhe shpërndarjes së heroinës, shkruan newsbomb.al.

Shqiptari tjetër i dënuar, Klinsi Rexha 18 vjeç, udhëtoi ilegalisht drejt Britanisë për t’u marrë me “biznesin” e kushëririt të tij Lorenc Hoxha. Roli i tij ishte të ndante drogën në pako dhe gjykata dha 6 vite e gjysmë për 18 vjeçarin.

Ndërsa pjestarët e tjerë të bandës u dënuan me nga 6, 7 dhe 13 vite burg./Newsbomb.al

Klinsi Rexha

Screenshot_3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim i madh në një shkollë në SHBA, shumë njerëz të humbur
Kulla 336.804 metër e lartë në Dubai përfshihet nga flakët (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011409997940063
array(1) { ["section"]=> string(95) "denohet-koka-shqiptare-e-heroines-ne-britani-e-pabesueshme-cfare-kodi-perdorte-per-drogen-88235" }