Dënohet kreu i Burgut të Vlorës, edhe pse e shkarkoi vetë një vit më parë ministrja Gjonaj e bëri sërish drejtor

Publikuar tek: aktualitet, më 21:14 23-10-2019 Dënohet kreu i Burgut të Vlorës, edhe pse e shkarkoi vetë një vit më parë ministrja Gjonaj e bëri sërish drejtor Drejtori i Burgut te Vlores Egon Velaj - Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj

Drejtori i Burgut të Vlorës Egon Velaj dënohet me 6 muaj burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Egon Velaj kishte vetëm një javë që ishte emëruar nga Ministria e Drejtësisë në krye të burgut të Vlorës, pas shkarkimit të drejtorit të mëparshëm. Mirëpo, Egon Velaj nuk ishte një emër i panjohur pasi një vit më parë ishte vetë ministrja Etilda Gjonaj ajo që lajmëroi se Velaj largohej nga posti i drejtorit të Aluiznit të Vlorës për abuzime me detyrën.

Në bazë të akuzës publike të ministres Gjonaj, Prokuroria nisi menjëherë hetimin për 6 punonjës, midis tyre dhe drejtori Egon Velaj. Në fillim të vitit 2019, prokurori Anton Pali deklaroi se organi i akuzës kishte provuar se këta persona kishin kryer “shpërdorim detyre” dhe kërkoi dënimin e tyre me burg.

Me vendimin e sotëm, drejtori i sapoemëruar i Burgut të Vlorës Egon Velaj dënohet me 6 muaj burg per këtë akuzë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15985703468323
array(1) { ["section"]=> string(118) "denohet-kreu-i-burgut-te-vlores-edhe-pse-e-shkarkoi-vete-nje-vit-me-pare-ministrja-gjonaj-e-beri-serish-drejtor-183239" }