DËNOHET me 1 vit burg ish-deputeti i PD Ervin SALIANJI, gjykata dënon edhe 'Babalen', Alizotin dhe gazetarin Olldashi

Publikuar tek: aktualitet, më 15:46 18-12-2019 DËNOHET me 1 vit burg ish-deputeti i PD Ervin SALIANJI, gjykata dënon edhe 'Babalen', Alizotin dhe gazetarin Olldashi

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë me 1 vit burg ish-deputetin Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', dhe masa do të ekzekutohet pas hekurave, pasi ka rënë kërkesa e Prokurorisë për ta konvertuar në “shërbim prove”.

Ndërkohë Penalja e Tiranës ka dënuar me 3 vite e 5 muaj burg Albert Veliun dhe 2 vite burg për Fredi Alizotin.

Për gazetarin Jetmir Olldashi gjykata ka vendosur dënimin e tij me 6 muaj burg të konvertuar  në 100 orë shërbim komuniteti.

Sekretari i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit duke akuzuar gjykatësin Artan Gjermeni si anëtar të bandës së Lushnjes që do të dalë zbuluar gjatë procesit të vettingut.

“Ky vendim për dënimin të përfaqësuesit të Opozitës Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi, jo vetëm që nuk na ndal por na bën më të fortë në betejën me krimin në qeveri. Në momentin që përfaqësuesi i bandës së Lushnjes Artan Gjermeni do të dalë në vetting, do të shikoni edhe ju provat që ky është anëtar i bandës së Lushnjes. Sot Salianji është dënuar nga banda e Lushnjes se ka ngacmuar bandën e Geron Xhafajt”, tha Bardhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person (EMRI)
Vjedha e armëve në bazën e Pashalimanit, dënohen me BURG katër ushtarakët »
Article Logic
Execution time: 0.01081109046936
array(1) { ["section"]=> string(120) "denohet-me-1-vit-burg-ish-deputeti-i-pd-ervin-salianji-gjykata-denon-edhe-babalen-alizotin-dhe-gazetarin-olldashi-189765" }