Dënohet më 2 vite burg ish-punonjësi i postës, u vodhi 1.2 milionë lekë invalidëve

Publikuar tek: aktualitet, më 16:22 14-07-2015 Dënohet më 2 vite burg ish-punonjësi i postës, u vodhi 1.2 milionë lekë invalidëve

Gjykata e Matit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me dy vite burg shtetasin Skënder Xhomara, ish-agjent postar i Posta Shqiptare, i akuzuar se ka vjedhur paratë që u takonin për muajin nëntor 2014 rreth 90 personave në formën e pensionit të invaliditetit. Gjithsesi, Prokuroria kishte kërkuar 5 vite burg për Xhomarën, por Gjykata e dënoi vetëm me 2 vite.

Nga hetimi i prokurorisë së Matit, ka rezultuar se shtetasit Xhomara, në muajin nëntor 2014, pasi ka marrë rreth 1.2 milionë lekë të reja nga filiali i postës Mat për t'i shpërndarë tek përfituesit që banonin në fshatrat e komunës Rukaj, është larguar drejt Italisë me shumën e parave të vjedhura. Pak para se të nisej për në Itali, i pandehuri i ka telefonuar një mikut të tij, ku i ka kërkuar që në makinën e tij të merrte disa dokumenta dhe t'ia dërgonte shefit të financës të filialit të Postës. Pasi dokumentacioni u administrua nga filiali, rezultoi se për muajin nëntor ishin paguar vetëm 6 persona, të cilët përftonin pensionin e paaftësisë, ndërkohë që pjesa tjetër e parave nuk ishte kthyer nga i pandehuri.

Pasi u konstatua vjedhja, drejtuesit e filialit të Posta Shqiptare sh.a, Mat, kanë dorëzuar kallëzim penal kundër ish-punonjësit Xhomara. Prokuroria zhvilloi hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën kundër shtetasit Skënder Xhomara, i akuzuar për veprën penale të "Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën", parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Ndaj të pandehurit është në fuqi masa e sigurisë "arrest në burg" në mungesë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Tirana Olimpik Park”, kallëzohen penalisht zyrtarë të MAS. 562 mijë euro dëm
Vlahutin: Reforma në drejtësi kyçe për BE-në, të reformohet KLD-ja »
Article Logic
Execution time: 0.011564016342163
array(1) { ["section"]=> string(87) "denohet-me-2-vite-burg-ish-punonjesi-i-postes-u-vodhi-1-2-milione-leke-invalideve-16171" }