Uarda Çota, drejtuesja e mjetit e cila aksidentoi familjen e Avenir Pekës, ku për pasojë humbi jetën djali i tij 11-vjeçar Rubik Peka është dënuar me 5 vite burg.Ngjarja ka ndodhur më 29 dhjetor 2014 në Unazën e Re në Tiranë. 26 vjeçarja po ngiste makinën në gjendje të dehur dhe u përplas me automjetin ku po udhëtonte familja e ish.zv.ministrit të Brendshëm, Avenir Peka. Gjatë seancave gjyqësore Çota ka shprehur pendëse dhe ka deklaruar se nuk është në gjendje të kujtojë se çka ka ndodhur , përveç faktit se ishte në një festë. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e saj me 8 vite burg, por pas 9 seancash u vendos që 26-vjeçarja të marrë një dënim prej 5-vitesh.