Dënohet me burg Moisi Habilaj, Nazer Seiti dhe Meridian Sulaj, ja sa vite ka vendosur gjykata italiane

Publikuar tek: aktualitet, më 17:56 19-06-2019 Dënohet me burg Moisi Habilaj, Nazer Seiti dhe Meridian Sulaj, ja sa vite ka vendosur gjykata italiane

Gjykata e Katanias në Itali, merr vendimin për bandën e Habilajve të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Moisi Habilaj, i konsideruar si kreu i rrjetit të trafikut të drogës, gjykata italiane e ka dënuar me 15 vite, 5 muaj e 5 ditë burg. Habilaj u arrestua gjatë operacionit të koduar "Trëndafili i erës" në tetor të vitit 2017 me akuzat e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikimit të sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

Ndërsa për Nazer Seitin gjykata vendosi dënimin me 7 vite 4 muaj dhe 26 ditë burg.

Antonio Riela u dënua me 14 vite burg, Meridian Sulaj 8 vite e 4 muaj burg, Angelo Busaca 7 vite  e 4 muaj burg, Giuseppe Greco 2 vjet e 4 muaj burg.

Sakaq gjykata vendosi të lërë të lirë katër shtetasit italianë, Antonio Grieco,  Carmelo Bertolini, Ëilliam Patane e Massimiliano Bruno.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071711540222168
array(1) { ["section"]=> string(107) "denohet-me-burg-moisi-habilaj-nazer-seiti-dhe-meridian-sulaj-ja-sa-vite-ka-vendosur-gjykata-italiane-168890" }