Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dënimin me burg për ish-kryebashkiakun e Peshkopisë, Shukri Xhelilin.
2.8 vite heqje lirie ka vendosur trupi gjykues për ish-kryebashkiakun e përfshirë në skandalin seksual. Xhelili u dënua për ‘shpërdorim të detyrës’.
Në një video të transmetuar në ‘Ora News’, Xhelili u filmua teksa ofronte vende punë në këmbim të marrëdhënies seksuale. Ai u shkarkua menjëherë kryeministri pas publikimit të videos.