Dënohet për një cigare hashash i riu nga Vlora, e për këtë reagon ashpër ish kryeministri Sali Berisha.
Ai është shprehur se drejtësia e narkoshtetit, për 3 gram hashash të dënon 3.4 muaj burg, ndërkohë që Habilajt, Klement Balili, Serezi, Tahiri, Olsi Rama, Bardhok Plana, shëtisin të lirë.
Kryeministri është njohur me rastin në fjalë nga një mesazh që i ka ardhur nga “qytetari dixhital”.
Reagimi i ish kryeministrit:
Drejtesia e Narkoshtetit: Per 3 gr hashash denohet 3.4 muaj burg!
Ndërkohë që Habilajt, Klement Balili, Serezi, Tahiri, Olsi Rama, Bardhok Plana etj etj, në Shqipëri shëtisin të lirë, i riu për 3 gram hashash dënohet me 3 vjet e katër muaj burg”, shprehet Berisha në facebook.
Mesazhi i të riut:
“Pershendetje z.Sali Berisha jam 1 djalë nga Vlora, më kanë dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për 3gram hashash dolën edhe analizat kisha 5 vjet përdorus i asaj droge e e kam të nevojshe 1 cigare në ditë me doktorat. Çfarë është ky shtet bandit, dënojn perdoruesat edhe nxjerin trafikantët. Posht qeveria e narkoshtetit. Ju lutem anonim se do na e bëjnë dyfish”.