Dënohet Tesi Basho, blindohet Gjykata e Vlorës, policë me maska dhe civilë në ruajtje të anëtarit të bandës së Llanajve (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:01 19-10-2019 Dënohet Tesi Basho, blindohet Gjykata e Vlorës, policë me maska dhe civilë në ruajtje të anëtarit të bandës së Llanajve (VIDEO) Nga Gjykata Vlore

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e arrestit për Tesi Bashon, anëtar i bandës së Llanajve në Vlorë.

Mësohet ndaj Bashos është vendosur masa "arrest me burg" me qëllim ekstradimin në Itali.

Gjithashtu raportohet se vendimi është dhënë nën masa të rrepta sigurie. Forca të shumta policie, të veshur me uniformë dhe civilë kanë blinduar Gjykatën e Vlorës dhe janë vënë nën ruajtjen e Bashos, i cili më parë është arrestuar nga burgu i Rebibbos.

Tesi Basho u dënua për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", ndërsa në Itali është dënuar me burgim të përjetshëm.

Daja i mamasë së tij Sulejman Hoxha ka akuzuar dy vëllezërit Tesi dhe Satilno Basho se e kanë kërcënuar nëpërmjet dhunës për dhënie pasurie rreth 100 000 euro në janar të vitit 2017, për shkak të një toke ku kishin pjesë takuese.

Nga ana tjetër në datën 24.01.2008, Tesi Basho ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte vetë për prostitucion.   

Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm, për veprat penale "Vrasja", "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit", por në të njëtin vit ai është arratisur nga burgu i Rebibbos.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021412134170532
array(1) { ["section"]=> string(130) "denohet-tesi-basho-blindohet-gjykata-e-vlores-police-me-maska-dhe-civile-ne-ruajtje-te-anetarit-te-bandes-se-llanajve-video-182665" }