Dënohet trajneri që ngacmoi seksualisht dy të miturit. Biseda: “Ok, zemra”, “A të pëlqej?”

Publikuar tek: aktualitet, më 10:14 15-12-2016 Dënohet trajneri që ngacmoi seksualisht dy të miturit. Biseda: “Ok, zemra”, “A të pëlqej?”

Ish-trajneri Sokol Metaj është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për ngacmim seksual ndaj dy të miturve dhe për këtë është dënuar me 3 vite burg.

Megjithatë, Metaj nuk do të qëndrojë pas hekurave, pasi gjykata ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 5 muaj, ta vuaj duke u “ngujuar” në shtëpi. Ai do të lejohet të dalë nga banesa vetëm për raste të rënda shëndetësore, ndërsa do të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

“A ke qejf të rrish me mua”, “A të pëlqej”, ishin disa nga ngacmimet që ish-trajneri ka bërë ndaj dy të miturve, ndërsa ka tentuar t’i prekë edhe në organet gjenitale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069749355316162
array(1) { ["section"]=> string(87) "denohet-trajneri-qe-ngacmoi-seksualisht-dy-te-miturit-biseda-ok-zemra-a-te-pelqej-62710" }