DENONCIMI: 6 të huaj po vjedhin thesaret arkeologjike nënujore në gjirin e Vlorës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:41 19-04-2019 DENONCIMI: 6 të huaj po vjedhin thesaret arkeologjike nënujore në gjirin e Vlorës Zhytes, ne kerkim te pasurive nenujore (foto ilustruese)

Gjatë ditës së sotme, në zonën  e gjirit të Vlorës, disa peshkatarë të zonës kanë vënë re dy anije me 6 të huaj në bord, të cilët me pajisje zhytjeje futeshin në det me arka bosh dhe dilnin me to të mbushura plot.

Peshkatarët bëjnë me dije se kanë njoftuar policinë kufitare, e cila ka shkuar në vendngjarje.

Policia njofton se 6 shtetasit e huaj kishin siguruar një leje ku sipas tyre bazohej në kërkime të arkeologjisë nënujore për studime shkencore.

 Sipas qytetarëve dhe dëshmitarëve, leja e marrë nga të huajt nuk ka patur lidhje me atë që ata po bënin realisht.

Pas njoftimit në Drejtorinë e Peshkimit në Vlorë, tregohet që punonjësit e drejtorisë kanë refuzuar të bëjnë kontrollin rutinë ndaj 6 shtetasve të huaj, duke thënë se orari i tyre kishte mbaruar në orën 14:00.

Sipas peshkatarëve, 6 shtetasit e huaj janë larguar së bashku me ngarkesën e marrë pa u kontrolluar nga asnjë autoritet.

Kujtojmë se gjiri i Vlorës mbart disa pasuri nënujore, duke qenë se në këtë zonë rezultojnë shumë anije të mbytura gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe jo vetëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029789924621582
array(1) { ["section"]=> string(87) "denoncimi-6-te-huaj-po-vjedhin-thesaret-arkeologjike-nenujore-ne-gjirin-e-vlores-161092" }