Denoncimi: Balili i dorëzoi videot intime të ministrave në Santa Quaranta, Rama urdhëron heqjen e sekuestros për pasuritë

Publikuar tek: politike, më 15:33 10-02-2018 Denoncimi: Balili i dorëzoi videot intime të ministrave në Santa Quaranta, Rama urdhëron heqjen e sekuestros për pasuritë

Ish-kryeministri Sali Berisha hedh akuza të ashpra ndaj shefit të qeverisë Edi Rama, se ka urdhëruar heqjen e sekuestros ndaj pasurive të Klement Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, aktualisht i shpallur në kërkim.

Sipas Berishës, Balili e shantazhoi me video me përmbajtje erotike të ministrave të tij të realizuara në hotelin e tij në Santa Quaranta në Sarandë.

“Kryegjykatesi dhe kryeprokurori Rama hoqi konfiskimin e pasurive te Eskobarit per shkak te videos se orgjive te tij!

Te dashur miq, ne serine e vendimeve te tij gjyqesore, Edvin Kristaq Rama, pasi u shpall kryegjykates dhe kryeprokuror i narkoshtetit e tij urdheroi heqjen e sekuestros te vendosur me pare mbi pasurite e droges se Eskobarit te Ballkanit, Klement Balili.

Kete vendim Rama e mori pasi Balili i dorezoi Rames nje kopje te tij dhe ministrave te tij aktual te orgjive dhe erotizmave te shfrenuara te filmuara ne mjediset dhe dhomat e te famshmes Santa Quaranta.

Ky akt vjen ne serine e vendimeve te tij te bllokimit te arrestimit te Tahirit, lirimit te Sotos qe transportonte miliona euro se bashku me Saimir Trafikun ne Elbasan, rikthimin e pasaportes se Tahirit, ekstradimin e financierit te bandes se Habilajve qe kishte shprehur gadishmeri te bashkepunonte me prokurorine si deshmitar i mbrojtur i drejtesise.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te Edvin Kristaq Rames dhe ju bej thirrje qytetareve te pregatitemi per revolten me te fuqishme qytetare per permbysjen e narkoshtetit ne Shqiperi”, shkruan Berisha në facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098199844360352
array(1) { ["section"]=> string(126) "denoncimi-balili-i-dorezoi-videot-intime-te-ministrave-ne-santa-quaranta-rama-urdheron-heqjen-e-sekuestros-per-pasurite-109818" }