Denoncimi 'bombë' i Berishës: I dehur në timon, Drejtori i Policisë së Fierit përplas për vdekje qytetarin

Publikuar tek: aktualitet, më 19:10 18-07-2019 Denoncimi 'bombë' i Berishës: I dehur në timon, Drejtori i Policisë së Fierit përplas për vdekje qytetarin Foto ilustruese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak më parë një denoncim të fortë, ku përfshihet drejtori i Policisë së Fierit Andon Marko.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha, thuhet se drejtori i Fierit Andon Marko në datë 16.07.2019 ka përplasur për vdekje një shtetas në aksin Fier-Lushnje, në vendin e quajtur kthesa e Vajkanit. Po ashtu në denoncim thuhet se Andon Marko ka qenë i duehur në momentin e aksidentit.

'Narkokomisari Famoz Andon Marko shtyp per vdekje qytetarin! Gjeneral Kanabisi dhe badiguardi i Eskobarit te Ballkanit, Geron Veliaj fshehin aksidentin tragjik. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Prsh Doktor Berisha,doja tju informoja se drejtori policis Fierit Andon Marko pardje ne darke Ne date 16.07.2019 rretj ores 10 te darkes te kthesa e vajkanit autostraden firr lushnje duke qen i dehur me raki si perdita ka goditur nje person me makinen e tije te punes duke e len te vdekur ne vend dhe Policia e ka mbajtur te fshehur ngjarjen dbe ska dale as ne media ,ne per nje birre na fusin ne burg kurse vet keta vrasin njerez ne rruge dhe su hyn gjemb ne kemb.ju lutem anonim se nga keta cfar nuk pret', thuhet në denoncimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por ndryshe nga denoncimi, në lidhje me aksidentin në fjalë policia ka shpërndarë informacion për mediat në të cilin thuhet 'Sot rreth orës 21:35, në aksin rrugor Lushnje –Fier, në vendin e quajtur "Vajkan" një mjet i paidentifikuar ka goditur shtetasin Sh.I, 63 vjeç, banues në Fier, i cili po udhëtonte me biçikletë. Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.'

Nuk dihet nëse denoncimi i Berishës lidhet me këtë akisdent apo jo, ama është detyra e institucioneve ligjzbaruese që të verifikojnë çdo të dhënë për rastin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071480274200439
array(1) { ["section"]=> string(109) "denoncimi-bombe-i-berishes-i-dehur-ne-timon-drejtori-i-policise-se-fierit-perplas-per-vdekje-qytetarin-172621" }