Denoncimi/ Drejtorët e shkollave në Tiranë detyrojnë mësuesit të shpërndajnë aktivitetin e Ramës (SMS-të në What’s app)

Publikuar tek: politike, më 14:41 25-01-2020 Denoncimi/ Drejtorët e shkollave në Tiranë detyrojnë mësuesit të shpërndajnë aktivitetin e Ramës (SMS-të në What’s app)

Anëtari i kryesisë së PD-së Kreshnik Collaku denoncon propagandën qeveritare që po bëhet sipas tij deri në rradhët e mësuesve.

Ai ka publikuar disa sms në what’s app ku mësuesve u sugjerohet të shikojnë e shpërndajnë aktivitetin e ditës së kryeministrit Rama.

“Sot përmes Drejtorit të ZVAT (Zyra Vendore Arsimore Tiranë), janë urdheruar të gjithë Drejtorët e Shkollave në Tiranë, të detyrojnë të gjithë mesuesit e Tiranës të shperndajnë në rrjete sociale aktivitetin e ditës së Kryeministrit.

Kjo propogande e neveritshme që qelb erë nga epoka e Lenka Cukos është provë e degradimit të plote të sistemit arsimor, dhunimi flagrant i shtresës më të vyer të shoqerise mësusit, është një provë se në Shqiperi eshte instaluar Rregjimi.

Sjellje të tilla janë të denja vetëm për Kore të Veriut. Neveri”, shkruan Çollaku.

Kujtojmë se kryeministri Rama kishte sot një aktivitet në "katundin" e vet, Surrel.

83284811_10221074989365563_333949860636000256_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035604953765869
array(1) { ["section"]=> string(123) "denoncimi-drejtoret-e-shkollave-ne-tirane-detyrojne-mesuesit-te-shperndajne-aktivitetin-e-rames-sms-te-ne-what-s-app-193122" }