Denoncimi: Gjendja alarmante në Pediatrinë e Tiranës, 100 fëmijë në radhë, nuk ka as termometër (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:57 01-09-2019 Denoncimi: Gjendja alarmante në Pediatrinë e Tiranës, 100 fëmijë në radhë, nuk ka as termometër (VIDEO)

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka denoncuar përmes një video dhe disa foto gjendjen në Pediatrinë e Tiranës.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ajo shprehet se 100 fëmmijë priten në kushte jo normale, të cilat kryeministri Rama i promovon në ERTV-ja.

Sipas Voshit, ky është momenti që Ministrja e Shëndetësisë të mos bëëe cicëronen e propagandës, por të marr masa urgjente për të normalizuar situatën në pediatri.

Denoncimi i plotë:

Nje video sa nje mije fjale!

“As termometer nuk keni?” Kjo eshte pyetja e nje prindi te deshperuar, femija e te cikit eshte semure, por spitali nuk eshte i afte te perballoje dot nje fluks normal ne pediatri.

Video dhe fotot qe provojme rradhen, ku 100 femije presin te vizitohen ne kushte jo normale, rrezojne propaganden e Edi Rames, i cili po sorollatet neper spitale, i ndjekur vetem nga ERTV-ja e tij personale, ndersa mediat nuk lejohen te verifikojne asgje.

Por propaganda e Rames nuk ndihmon dot femijet e semure qe gjejne ne spital nje realitet krejt tjeter.

Ky eshte momenti qe Ministrja e Shendetesise te mos beje ciceronen e propagandes, por te marre mass urgjente per te normalizuar siuaten ne pediatri.

Femijet nuk kane pse paguajne per propaganden e peshtire te Edi Rames!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015929937362671
array(1) { ["section"]=> string(105) "denoncimi-gjendja-alarmante-ne-pediatrine-e-tiranes-100-femije-ne-radhe-nuk-ka-as-termometer-video-176992" }