Denoncimi i Bardhit për inceneratorin e Elbasanit: Si iu dha 23 vjeçares projekti 23 milionë euro

Publikuar tek: politike, më 22:50 19-10-2020 Denoncimi i Bardhit për inceneratorin e Elbasanit: Si iu dha 23 vjeçares projekti 23 milionë euro Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi tha se në rastin e e inceneratorit të Elbasanit është shkelur ligji i PPP-ve dhe procedura e garës.

Bardhi tregoi se si projekti 23 milionë euro i inceneratorit të Elbasanit iu dha 23 vjeçares Stela Gugalla, me një kompani të krijuar pak muaj para se të merrte projektin.

“Më 4 tetor 2014 bashkia Elbasan shaplli emergjencë mjedisore. Në datën 9 i dërgon ministrisë një shkresë ku e informon për këtë problem. Në datën 12 Ministria i kthen përgjigje dhe i thotë: po, kemi një problem. Në datë 14 Stela Gugalla krijon “Albtech Energy” me kapital 50 mijë euro.

Një muaj pasi kjo 23-vjeçarja krijoi një kompani, dërgon një propozim në Ministrinë e Mjedisit që i thotë: Kam një projekt për menaxhimin e mbetjeve.

Ministria e merr projektin dhe thotë: Për 1 muaj duhet t’i japim zgjidhje. Në datën 16 Dhjetor i thotë: E shqyrtova projektin më jep ofertën. Në 16 Dhjetor brenda së njëtës ditë jepet ofrerta”, u shpreh Bardhi.

I pyetur se ku qëndron shkelja në këtë procedura, Bardhi tha:

 “Duhet të hapet garë. Ka tre procedura: garë e hapur, garë e negociuar ose propozim me shpallje. Pas Stelës fshihej Klodian Zoto. Është shkelur ligji i PPP-së se nuk ka patur garë. Brenda 24 orësh Stelës 23-vjeçe i jepet një projekt 23 milionë euro, kur kompania kishte zero lekë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Inceneratori i Tiranës nuk ekziston', Bardhi: Nëse s'është e vërtetë jap dorëheqjen që nesër
Debati për inceneratorët, ndërhyn në lidhje telefonike Arben Ahmetaj: Kam qenë në makinë me 500 biznesmenë, bashkia ka paguar vetëm shërbimin »
Article Logic
Execution time: 0.010951995849609
array(1) { ["section"]=> string(103) "denoncimi-i-bardhit-per-inceneratorin-e-elbasanit-si-iu-dha-23-vjecares-projekti-23-milione-euro-224373" }