Denoncimi i Berishës: Avionët rus spiunojnë Shqipërinë, ndryshuan kursin e fluturimit aty ku do ndërtohet baza e NATO-s

Publikuar tek: aktualitet, më 17:58 20-09-2020 Denoncimi i Berishës: Avionët rus spiunojnë Shqipërinë, ndryshuan kursin e fluturimit aty ku do ndërtohet baza e NATO-s Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij në facebook një denoncim që i ka ardhur nga një oficer.

Në këtë denoncim thuhet se avionët rus që kanë kaluar mbi Shqipëri për të çuar ndihma mjekësore në Itali, kanë kaluar mbi bazën e NATO-s që do të ndërtohet në Kuçovë dhe kanë marrë informacione që u interesojnë.

Sipas oficerit që denoncon, dy nga këta avionë kanë ndryshuar kursin e drejtimit pikërisht mbi vendin që do të ndërtohet baza e NATO-s, por qeveria ka heshtur për këtë veprim të avionëve rus.

Postimi i plotë:

Avion ushtarak rus mbi bazen e Kuçoves.

Narkoqeveria e Edvin Hajdutit nuk ndjehet.

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital.

Miq, pas publikimit si ne asnje vend tjeter ne bote, ne nje akt te hapur spiunazhi e tradhetie te listpageses mujore me emer dhe mbiemer dhe funksion e te gjithe punonjesve te sherbimit inteligjent shqiptar per llogari te vendeve armike dhe kundershtare, ky eshte skandali i dyte me i madh Edvin Hajdutit. Kjo sepse dihet se baza ajrore e Kuçoves eshte perzgjedhur nga Aleanca e Atlantikut te Veriut si nje baze e rendesishme mbeshtetese e operacioneve te saj. sb

I nderuar Dr.Berisha po ju dergoj nje info shume te rende. Që mbahet sekret nga Edvin Rama per te cilin nuk beri as dhe nje note proteste.

Avionët rus RFF 8445 dhe RFF8433 (të kamufluar si avionë ndihmash humanitare) kryejnë aktivitete spiunazhi mbi Bazën e NATO në Kuçovë.

Në fund të muajit mars 2020, në kuadër të ndihmës humanitare të ofruar nga qeveria ruse për Italinë, mbi hapësirën e territorit shqiptar kanë fluturuar 10 avionë ushtarakë, gjithsej 30 mbikalime (vajte - ardhje), që kanë transportuar personel shëndetësor dhe ndihma në pajisje e mjete mjekësore për Italinë. Për këto mbikalime janë marrë në mënyrë të rregullt edhe lejet diplomatike përkatëse nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare. Procedura ka qenë në rregull dhe konform ligjeve e marrëveshjeve kombëtare e ndërkombëtare të aviacionit.

Këto avionë kanë fluturuar mbi hapësirën territoriale të Republikës së Shqipërisë në datat 22, 23 e 24 mars duke u futur në territorin shqiptar në pikën PINDO që është në zonën e Korçës, dhe duke fluturuar mbi zonat e Korçës - Beratit - Kuçovës - Fierit dhe kanë dalë nga hapësira ajrore shqiptare në pikën dalëse GOKEL, që është në grykëderdhjen e lumit të Semanit. Nga këto fluturime, 10 janë kryer (vajtje-ardhje 20 mbikalime) më 22.03.2020 dhe 5 fluturime (10 mbikalime vajtje-ardhje) e tjera janë kryer më 23 dhe 24 mars 2020.

Këto avionë ushtarakë të tipit IL - 76, gjatë mbikalimeve të tyre mbi territorin shqiptar, kanë përdorur të njëjtin rrugëkalim, duke respektuar dhe ndjekur kursin e përcaktuar të fluturimit dhe kanë shpenzuar të gjithë të njëjtën kohë fluturimi mbi territorin shqiptar që është rreth 13 minuta.

Përjashtim nga ky kurs fluturimi dhe kohë fluturimi mbi territorin shqiptar kanë bërë avionët me shenjë thirrje RFF 8445 dhe RFF 8433. Avioni me shenjë thirrje RFF 8545 mbi territorin e Beratit - Kuçovës ka bërë një dalje nga kursi i fluturimit duke bërë një kthesë të fortë në drejtim të veriut për rreth 1 (një) km dhe pas pak minutash është rifutur përsëri në kurs.

Kjo shmangie nga kursi i fluturimit është kryer mbi hapësirën e Beratit dhe Bazës Ajrore të Kuçovës, ku është planifikuar të ndërtohet një bazë ajrore e NATO-s. Ndërsa avioni me shenjë thirrje RFF 8433 e ka kryer fluturimin e tij mbi territorin shqiptar për kohën 18 minuta, duke shpenzuar 5 minuta më shumë se avionët e tjerë.

Avionët janë nisur nga qyteti i Sochit, Rusi, kanë fluturuar mbi Detin e Zi dhe deri mbi qytetin e Shkupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pastaj kanë fluturuar në drejtimin veriperëndim dhe janë kthyer mbi territorin greko-bullgar, më pas janë drejtuar e kanë kaluar mbi territorin Shqiptar, pikërisht në rrugëkalimin PINDO - Korçë - Kuçovë - Fier - GOKEL dhe më pas Itali.

Avioni RFF8433 drejtohej dhe i gjithë ekuipazhi i tij përbëhej nga ushtarakë, siç dhe është konfirmuar nga vetë autoritetet ruse dhe këta avionë të mëdhenj mund të mbajnë në bord çfarëdolloj pajisje

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010961055755615
array(1) { ["section"]=> string(124) "denoncimi-i-berishes-avionet-rus-spiunojne-shqiperine-ndryshuan-kursin-e-fluturimit-aty-ku-do-ndertohet-baza-e-nato-s-221041" }