Denoncimi i Berishës: Gazetarja ishte duke dansuar, narkodrejtori e shkarkoi nga puna

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:21 26-09-2017 Denoncimi i Berishës: Gazetarja ishte duke dansuar, narkodrejtori e shkarkoi nga puna

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një status në rrjetet sociale ka bërë një denoncim lidhur me një shkarkim të mundshëm të një gazetareje në TVSH.

Berisha shkruan se vendmimi është marrë nga drejtori i RTSH, Thoma Gëlliçi në një mënyrë abuzive.

“Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë, që nuk mund të ndodhë kurrë në një vend të lirë por ndodhë në Narkoshtetin e Noriegës”, shkruan Berisha.

Më poshtë statusi i plotë:

Ndodh dhe kjo ne Narkoshtetin e Norieges?

Gellçi i droges pezullon gazetaren Elezi sepse po kercente me shoqerine e vet pas fitores se Skenderbeut ndaj Partizanit!

Te dashur miq, ish xhelati i fjales se lire ne diktaturen hoxhiste, narkodrejtori i RTVSH, Gellçi me lidhje te shumllojta me Olsin dhe vellain e tij Noriegen, ka pezulluar nga puna me urdher nga lart gazetaren e TVSH, Pejane Elezi sepse ajo eshte pare e filmuar ne nje lokal duke dansuar me shoqe te veta pas fitores se ekipit te Skenderbeut ndaj ekipit te Partizanit dhe kjo gje ka zemeruar shume Noriegen dhe vellaçko Olsin.

Ky eshte nje akt jashtezakonisht i rende, qe nuk mund te ndodhe kurre ne nje vend te lire por ndodhe ne Narkoshtetin e Norieges.

I bej thirrje gazetareve te RTSH por dhe te gjitha mediave te solidarizohen me kolegen e tyre dhe te denojne aktin hakmarres primitiv te narkodrejtorit Gellçi, Norieges dhe Olsit te tij! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071659088134766
array(1) { ["section"]=> string(89) "denoncimi-i-berishes-gazetarja-ishte-duke-dansuar-narkodrejtori-e-shkarkoi-nga-puna-93773" }