Denoncimi i Berishës: Rama do falimentojë me çdo kusht Ora News, ka vendosur të zëvendësojë rojet me…

Publikuar tek: politike, më 19:34 10-08-2020 Denoncimi i Berishës: Rama do falimentojë me çdo kusht Ora News, ka vendosur të zëvendësojë rojet me…

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një tjetër denoncimi në faqen e tij në Facebook, thotë se ruajtjen e godinës së Ora News, biznesi nën sekuestro i Ylli Ndroqit, do ta kryejë Illyrian Guard.

Berisha thotë se është diskutuar që për ruajtjen të paguhen 15,000 euro. Illyrian Guard është strukturë e re policore e ngritur gjatë drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga Sandër Lleshaj, për ruajtjen e objekteve shtetërore.

Shkrimi i plotë i Berishës:

Edvini ka vendosur te falimentoje me çdo kusht televizionin Ora News!

Ai do zevendesoje rojet e sigurise te ARB Security me rojet e policise se tij, Ilirian Guard, duke caktuar:

15000 euro page per to, katerfishin e parave qe shpenzohen tani.

Kesaj i thone te vjedhim sa te mundemi! sb

Pershëndetje doktor,

Dua të bëj me dije se sot në mesditë është bërë një debat në ministrinë e brëndeshme ku Sandër Leshi  planifikon te marrë nen ruajtje institucionin e RTV Ora dhe Ora News. Eshte diskutuar qe kjo kompani do te paguhet rreth 15mije euro ne muaj rrethe kater fishin e shumes qe paguhet sot per sigurine e ketyre objekteve.Kam dijeni se drejtori teknik i “Ilirian Guardian” (policat e Sandër Leshit) po pregadit stafin e tij per te zëvendesuar rojet e ARB SECURITY të Arben Prenjasit vendrojet e Rtv Ora dhe Ora News me dhunë. Kjo gjë mund të ndodhi nga minuti ne minutë. Anonim ju lutem.

Respekt per ju familjarisht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094661712646484
array(1) { ["section"]=> string(105) "denoncimi-i-berishes-rama-do-falimentoje-me-cdo-kusht-ora-news-ka-vendosur-te-zevendesoje-rojet-me-216730" }