Denoncimi i "Boom": Për analizën e tiroides në QSUT rezervimi 6 muaj para

Publikuar tek: aktualitet, më 21:22 25-01-2017 Denoncimi i

Në poliklinikat numër 1, 2, 3 dhe 4 në Tiranë nuk bëhet analiza e tiroides dhe as të prostates.

Kamera e emisionit investigative “BOOM” në RTV Ora News ishte në këto poliklinika dhe nga informacionet e marra nuk ishte e mundur që të bëheshin këto analiza. Në disa brej tyre bëhej e prostatës, por jo e tiroides dhe anasjelltas.

Zyra e informacionit në këto poliklinika i tha gazetarëve të “BOOM” se duhet marrë rekomandim nga mjeku dhe më pas ata të orientojnë se ku duhet të shkojnë.

Për të dyja këto analiza qytetarët duhet t’i drejtohen QSUT. Rezervimi bëhet online dhe paciantët duhe të presin 6 muaj.

Çfarë ndodh në QSUT?

Ky spital ka detyrim si fillim të mbulojë shërbimin për pacientet e shtruar dhe më pas për ambulatorët. Për të prenotuar një datë në të cilën ti mund të kryesh analizën e prostatës apo tiroidës mjafton të hysh në faqen online të QSUT dhe të shkosh tek: Rezervo konsultën ambulatore, më pas do të zgjedhësh shërbimin (në rastin konkret analizën tiroide) dhe shkon më tej, ku do të shfaqet edhe kalendari dhe zgjedhim datën dhe orarin që paraqitet, por oraret zakonisht janë të paklikueshme pasi janë të gjitha të zëna. Nga vëzhgimi i emisionit “BOOM” rezultoi se për të bërë analizën e tiroides do të duhet të rezervosh 6 muaj më parë.

Poliklinika 1

Gazetari: Analizën e prostatës mund ta bëj lart?

Informacioni i Poliklinikës:  Analiza e prostatës nuk është bërë asnjëherë këtu

Gazetari: Asnjëherë nuk është bërë këtu?

Informacioni i Poliklinikës:  Ncncn nuk bëhet këtu

Gazetari: Po tiroiden ku mund ta bëjmë?

Informacioni i Poliklinikës:  Duhet të shkoni tek një mjet, t’iu nisë mjeku

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051594972610474
array(1) { ["section"]=> string(76) "denoncimi-i-boom-per-analizen-e-tiroides-ne-qsut-rezervimi-6-muaj-para-66670" }