Denoncimi i Fiksit, vjen reagimi i menjëhershëm i Policisë së Shtetit: Pezullim nga detyra dhe hetim inspektorit

Publikuar tek: aktualitet, më 21:56 29-03-2017 Denoncimi i Fiksit, vjen reagimi i menjëhershëm i Policisë së Shtetit: Pezullim nga detyra dhe hetim inspektorit

Pas transmetimit të emisionit investigativ "Fiks Fare" ku shfaqej nje punonjës policie i Komisariatit të Policise nr. 1 në Tiranë,  i dyshuar për shkelje në detyrë, duke marrë rreth 200 euro për një vërtetim azili, Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë.

Ndihmës Specialist i Policisë së Zonës njofton se:

Drejtori i Policisë së Shtetit menjëherë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, Lek Marku, me gradën "inspektor".

Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale,  ka nisur hetimin disiplinor "për shkelje të rëndë".

Po në lidhje me këtë ngjarje, edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të provuar nëse ka apo jo elementë të veprës penale.

Policia e Shtetit falënderon median dhe i fton ato dhe qytetarët të denoncojnë çdo rast abuziv të punonjësve të Policisë me detyrën, duke garantuar se do të veprohet me shpejtësi dhe ashpërsinë e ligjit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfehet Fatos Klosi: Ja çfarë di unë mbi vrasjen e Hajdarit, Krasniqit dhe ngjarjeve që tronditën vendin
Deputeti i LSI-së në gjendje të rëndë, dërgohet me urgjencë jashtë shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.011297941207886
array(1) { ["section"]=> string(116) "denoncimi-i-fiksit-vjen-reagimi-i-menjehershem-i-policise-se-shtetit-pezullim-nga-detyra-dhe-hetim-inspektorit-73535" }