Denoncimi i fortë: Albpetrol pushon nga puna 230 punonjës, edhe 120 të tjerë pritet të dalin në rrugë. Kush i kërkon llogari Edi Ramës? (DOKUMENTI)

Publikuar tek: politike, më 22:53 08-04-2020 Denoncimi i fortë: Albpetrol pushon nga puna 230 punonjës, edhe 120 të tjerë pritet të dalin në rrugë. Kush i kërkon llogari Edi Ramës? (DOKUMENTI)

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e sotme, në lidhje me pushimin nga puna sipas saj të 230 punonjësve të Albpetrol.

Mehmetaj shkruan në Facebook se 230 punonjës janë pushuar nga puna nga Albpetrol, nga zona e Patosit, Fierit dhe fshatrat përreth, ndërsa pritet sipas saj që kompania të hedhë në rrugë dhe 120 punonjës të tjerë. Sipas ish-deputetes së LSI këta punonjës shkarkohen nga puna që në vend të tyre të punësohen militantët e Partisë Socialiste.

Postimi i Kejdi Mehmetaj dhe dokumenti i Albpetrol për shkarkimin e punëtorëve

Kjo nuk është varfëri nga virusi Korona, kjo është varfëri e mbjellë prej kohësh nga një qeveri që do ti shohë qytetarët e saj të pamundur e të nëpërkëmbur.

Ndërkohë që shfaqen përball kamerash e aparatësh fotografik me qese me miell e makarona, qeveria vendos në këto ditë të vështira të shkarkojë nga puna 230 punonjës të Albpetrolit. Ndërkohë 120 të tjerë presin të shkarkohen në maj. Punonjës që prej shumë vitesh i kanë shërbyer këtij vendi në një sektor të vështirë por jetësor për ekonominë tonë. Qytetar të ndershëm të Patosit, Fierit e zonave përreth që u prihet buka e familjes me një të rënë të lapsit në një kohë kur do duhet të ndihmoheshin me tepër e jo të pushoheshin nga puna.

Edi Rama i kërkon llogari bizneseve që këto ditë shkarkojnë punonjësit e tyre, po Edi Ramës kush do i kërkojë llogari? Skandali nuk mbaron këtu. Arsyeja e shkarkimit të këtyre punonjësve është reduktimi i fuqisë punëtore për arsye financiare, por ndërkohë këto arsye nuk qëndrojnë kur partia shtet punëson shërbëtorët e saj. Nëse kërkon në dokumentat e Albpetrolit gjen se janë dhjetra të tjerë që janë punësuar gjatë muajve të fundit.

Skandal! Qeveria duhet ta kthejë sa më parë këtë vendim. Edi Rama dhe ministrat e tij boll e mbushën ditën me live facebook-u duke qarë me lot krokodili, po të ulen në zyrat e tyre e të mendojnë si ti mbajnë në punë këta qytetarë e të ndihmojnë mijëra të tjerë që nuk kanë mundësi të sigurojnë as bukë e ujë për familjet e tyre.

92843209_853079081878016_5515760931834953728_n.jpg
93169905_853079088544682_1960124663308746752_n.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0097270011901855
array(1) { ["section"]=> string(148) "denoncimi-i-forte-albpetrol-pushon-nga-puna-230-punonjes-edhe-120-te-tjere-pritet-te-dalin-ne-rruge-kush-i-kerkon-llogari-edi-rames-dokumenti-201920" }