Denoncimi i fortë: Dy ditë më parë ndodhi plagosje në Elbasan, ishte nisur për ekzekutim

Publikuar tek: politike, më 17:13 20-01-2020 Denoncimi i fortë: Dy ditë më parë ndodhi plagosje në Elbasan, ishte nisur për ekzekutim Foto ilustruese

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Policia e Elbasanit ka fshehur një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur dy ditë më parë në këtë qytet.

Sipas Berishës, në qendër të Elbasanit, dy ditë më parë ka dështuar atentati ndaj një personi, i cili ka mbetur i plagosur. Sipas denoncimit te Berisha, ngjarja ka lidhje me atentatet që kanë ndodhur gjatë 2019-ës në aksin Elbasan-Peqin.

Postimi i plotë i Berishës:

Narkopolicia e Elbasanit fsheh kriminelet, atentatoret!

Ata kane mbrojtjen e narkopolicise dhe Taulant Bego/Yaris/Gjura.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Ka ndodhur ne elbasan pardje plagosje per fat po ishte nisur per ekzutikim ne mes te vendit ne elbasan Mes kamrave dhe te gjith bizneseve afer dhe policia elbasanit nuk e zbardh ngjarjen qe dihen shum mir kush jan autoret se kjo plagosje lidhet me vrasjet qe kan ndodhur rreth ktij viti ne aksin peqin elbasan dhe jan 5 te vdekur dhe 2 te plagosur nga ky grup kriminal te lutem ngrije zerin qe shteti te zbuloj autoret dhe postoje anonim te lutem

Autoret kan direkt mbrojtjen e drejtorit te elbasanit dhe deputetit taulant balla..kan mar frik njerzit te dalin nga shpia te lutem ngrije zerin per kete ceshtje dhe anonim te lutem se na ekzutojn dhe ne pastaj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070469379425049
array(1) { ["section"]=> string(93) "denoncimi-i-forte-dy-dite-me-pare-ndodhi-plagosje-ne-elbasan-ishte-nisur-per-ekzekutim-192623" }