Denoncimi i fortë i Bardhit: Një tjetër kryebashkiak i dënuar, dyshohet se ka kryer vrasje

Publikuar tek: politike, më 20:48 18-02-2020 Denoncimi i fortë i Bardhit: Një tjetër kryebashkiak i dënuar, dyshohet se ka kryer vrasje Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka denoncuar një tjetër kryetar bashkie, duke thënë se është i dënuar jshtë shtetit për vrasje.

Bardhi nuk e ka bërë të ditur emrin e tij, pasi shprehet se po presin dokumentet e plota që ta publikojnë.

Gjithashtu ai thotë se ky person është kryetar i një bashkie të madhe, ndërsa dënimin e ka në një nga shtetet e Bashkimit Europian.

‘Një kryebashkiak i ri i dyshuar , ka të dhëna se mund të jetë i përfshirë në vrasje.
PD po kryen detyrën e prokurorisë, pasi prokuroria nuk e bën punën e saj.
Sapo të marrim dokumentin do ta publikojmë rastin dhe emrin e kryebashkiakut.
Është kryebashkiak i një bashkie të madhe, i dënuar në një nga shtetet e BE”, tha ndër të tjera Bardhi.

Pas 5 rasteve të para të denoncuar nga Partia Demokratike, për kryebashkiakët e dënuar jashtë vendit, ky rast duket se do të jetë më i rëndi, pasi kryebashkiaku dyshohet se ka kryer vrasje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092160701751709
array(1) { ["section"]=> string(95) "denoncimi-i-forte-i-bardhit-nje-tjeter-kryebashkiak-i-denuar-dyshohet-se-ka-kryer-vrasje-195678" }