Denoncimi i fortë i Berishës: Eskorta shtetërore përplas qytetarin dhe e lë anës rrugës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:04 10-05-2019 Denoncimi i fortë i Berishës: Eskorta shtetërore përplas qytetarin dhe e lë anës rrugës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të fortë pak më parë sipas të cilit një eskortë shtetërore ka aksidentuar një qytetar dhe e ka lënë në anë të rrugës.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha, thuhet se eskorta e policisë që po shoqëronte ministrin serb Daçiç dhe presidentin e Republikës Srbska në Bosnje Dodik ka përplasur shtetasin Shkëlxen Tota afër Sanatoriumit dhe e kanë lënë në gjendje të rëndë anës rrugës.

Ndërkohë nga Policia nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë aksident të ndodhur dje, sipas mesazhit në orën 02:30.

'Narkopolicia aksidenton qytetarin dhe e braktis ne rruge ne gjendje kritike dhe si kriminele fshehin krimin! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje zoti Berisha, Dje rreth ores 2:30, afër Sanitariumit, eskorta e policis duke shoqëruar Daçiçin e Dodikin , ka përplasur një qytetar i quajtur Shkelxen Tota. Dhe e kan lën si qen nê rrugë , ndihmëm e parë e ka mar nga kalimtaret, Dhe ndodhet në gjendje Kritike te Reanimacioni Traumës', shkruan Sali Berisha.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023861885070801
array(1) { ["section"]=> string(93) "denoncimi-i-forte-i-berishes-eskorta-shteterore-perplas-qytetarin-dhe-e-le-anes-rruges-163767" }