Denoncimi i fortë i deputetit: Grand Cassino Tirana hapur pas orës 22:00 me më shumë se 100 persona, shëndetësisa e ka hequr virusin nga aty, ndërsa policia…(E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:24 26-11-2020 Denoncimi i fortë i deputetit: Grand Cassino Tirana hapur pas orës 22:00 me më shumë se 100 persona, shëndetësisa e ka hequr virusin nga aty, ndërsa policia…(E PLOTË)

Deputeti Halit Valteri ditën e sotme në seancën plenare ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me një biznes në Tiranë.

Ai është shprehur se me mijëra qytetarë janë gjobitur se nuk kanë mbajtur maskën, ndërsa një lokal në qendër të Tiranës, Grand Cassino Tirana një sallë bixhozi qëndron hapur pas orës 22:00 me më shumë se 100 persona.

Ndër të tjera ai me ironi është shprehur se shëndetësia e ka hequr virusin nga aty dhe se policia rri roje dhe ruan virusin që mos futet brenda.

“I nderuar zoti Lleshi e nderuar ministre e Shëndetësisë meqë Covidi ka detyruar subjekete të mbyllen me mijë qytetarë kanë mbetur pa punë, dhjetra mijëra të tjerë janë gjobitur në rrugë se s’kan mbajtur maskë. Në qendër të Tiranës 100 m nga kjo sallë dhe 100 metra nga xhamia është një sallë bixhozi Grand Cassino Tirana që pas orës 22:00 të mbrëmjes aty nuk të zë virusi. Mesa duket shëndetësisa e ka hequr virusin pas orës 22:00 aty dhe policia i rri roje dhe e ruan virusin mos futet brenda. Do thoni ju po sulmoj një biznes, aspak jam pro biznesit dhe jam pro të gjitha sipërmarrjeve private. Por të dashur kolegë një javë më parë kjo seancë kjo sallë mbeti bosh se nuk lejohej grumbullimi mbi 10 veta. Kjo sallë që here-herë zgjidh hallet e popullit dhe here-herë hallet e oligarkëve, por një qendër bixhozi në mes të Tiranës ku ke më shumë se 100 persona, a është vatër infeksioni? Apo është vatër e fitimeve për ortakët që ka ajo kazino,” tha Valteri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operacioni anti-drogë në Elbasan, policia jep DETAJE: Mbi 4 kg heroinë dhe një sasi kanabisi u kapën në fugonin me dru, arrestohet shoferi dhe disa të dyshuar (EMRAT)
Nis lagjja e re në Ndroq, do ndërtohen 74 shtëpi dhe do strehohen 350 banorë, Veliaj: Shqipëria ringrihet edhe më e fortë falë punës për rimëkëmbjen e vendit »
Article Logic
Execution time: 0.0119948387146
array(1) { ["section"]=> string(168) "denoncimi-i-forte-i-deputetit-grand-cassino-tirana-hapur-pas-ores-22-00-me-me-shume-se-100-persona-shendetesisa-e-ka-hequr-virusin-nga-aty-ndersa-policia-e-plote-229210" }