Denoncimi i gazetarit: Anijet turistike me pasagjerë mbi kapacitetet e lejuara

Publikuar tek: aktualitet, më 16:51 20-08-2019 Denoncimi i gazetarit: Anijet turistike me pasagjerë mbi kapacitetet e lejuara Foto ilustruese

Gazetari dhe publicisti vlonjat, Ergys Alushi, ka denoncuar rastin e tejmbushjes mbi normat e lejuara të anijeve turistike me pasagjerë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Alushi shkruan se para dy ditësh Drejtoria e Përgjithshme Detare kishte riformatuar grupin e punës së task forcës për kontrollin e kapaciteteve të anijeve turistike me + 12 pasagjerë, por që sipas tij nuk ka rezultuar e suksesshme.

Gazetari bën me dije se edhe pse u vendos një gjobë 2 mijë euro për këdo që shkel rregulloren, gjatë gjithë kohës postohen foto dhe video në rrjetet sociale nga turistë që udhëtojnë me anije turistike tej kapaciteteve normale.

Postimi i plotë:

Në 18 gusht, u dha njoftimi se me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme Detare u riformatua grupi punës i task forcës,  me qëllim kontrollin e kapaciteteve të anijeve turistike +12 pasagjer.

Atë ditë, u tha se u vendos rregull. Asnjë pasagjer nuk hipi jashtë kapacitetit të lejuar.

U fol dhe për gjobën që shkonte deri në 2 mijë euro.

Mjafton të shikosh në rrjete sociale nga dje dhe sot foto e video që postohen nga mjetet lundruese, për të kuptuar sa serioze është puna e “Task forcës”, për kapacitetin jashtë normales të njerëzve që udhëtojnë me to.

E keni vene re

Sa here qe ngrihen komisione hetimore apo task forca, gjerat sikur shkojne per me keq!

Faj kane edhe njerezit qe zgjedhin per te udhetuar ne det kur shohin se kalohet kapaciteti qe nuk u tregojne per mjetet e shpetimit nese jane te mjaftueshme per te gjithe e te tjera kerkesa normale per sigurimin e jetes, apo shqipua eshte mesuar me nje....t'emen!

fffffffffffff.jpg

Gazetari Ergys Alushi 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032572031021118
array(1) { ["section"]=> string(84) "denoncimi-i-gazetarit-anijet-turistike-me-pasagjere-mbi-kapacitetet-e-lejuara-175879" }