Denoncimi i Grida Dumës: Mbyllet Spitali Francez, të gjithë mjekët me COVID, përgjegjës koncensionari 'Sani Servis' që mori 1.5 miliardë lekë

Publikuar tek: politike, më 13:51 16-06-2020 Denoncimi i Grida Dumës: Mbyllet Spitali Francez, të gjithë mjekët me COVID, përgjegjës koncensionari 'Sani Servis' që mori 1.5 miliardë lekë Grida Duma- koncesionari

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka denoncuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se vatra më e re e infeksionit në vendin tonë është Spitali Francez.

Sipas saj, pas rezultateve të testimeve thuajse i gjithë personeli i spitalit është i infektuar me COVID-19, ndaj edhe ky spital është mbyllur.

Duma thotë që arsyeja e infektimit të mjekëve është koncesionari "Sani Servis", që duhet t'i pajisë me set një-përdorimësh personelin, por sipas denoncimeve, kjo kompani nuk i ka pajisur me maska dhe veshje mbrojtëse.

Ish-deputetja publikon edhe PPP-në e qeverisë, ku shihet se kompania merr 37 700 mijë lekë të reja për ndërhyrje të kompleksitetit të lartë, 22 300 lekë të reja për kompleksitet të mesëm dhe 13 900 lekë (të reja) për kompleksitet të ulët.

Postimi i plotë:

Vatra më e re dhe më e rrezikshme e Covid 19, që përveç stafit mjekësor po infekton dhe qytetarët, është salla operatore e Spitalit Francez.

Pas rezultateve të testimeve, thuajse i gjithë personeli i bllokut operator të mjekëve është i infektuar me Covid 19.
Arsyeja e infektimit është përgjegjësi drejtpërdrejtë e qeverisë e cila po prodhon para me koncesionin e “Sani Servis”. Sani Servis është kompania që duhet t’i pajisë me set një përdorimësh personelin dhe që sipas shumë denoncimeve të ardhura nga ky bllok, kompania e qeverisë nuk i ka pajisur me maska dhe veshje mbrojtëse, ndërsa merr miliona euro nga xhepat e shqiptarëve për këtë shërbim.

Mjekët kanë punuar pa asnjë mbrojtje në kushte rreziku për jetën!

Kompania qeveritare merr nga xhepat e shqiptarëve mesatarisht 280 euro për sterilizimin e një kiti operator, edhe nëse nga ky kit përdoret vetëm një gërshërë sërish kompanisë i shkon e gjithë pagesa.

Po ashtu kompania ka përgjegjësinë e veshjeve dhe maskave mbrojtëse për bllokun operator, të cilat siç dëshmojnë mjekët kanë munguar.

Për këtë arsye janë ndërprerë operacionet kirurgjikale dhe ato të emergjencës duke rrezikuar jetët e njerëzve.

Spitali nga shpëtues i jetës po kthehet në vatër rreziku për jetën.

Babëzia e qeverisë po rrezikon përhapjen në masë të virusit duke rrezikuar jetët e qytetarëve.

Siç mund të shihet tek PPP-ja e qeverisë, vlera që i jepet kompanisë është 37. 700 lekë të reja për ndërhyrje të kompleksitetit të lartë, 22 300 lekë të reja për kompleksitet të mesëm dhe 13 900 lekë (të reja) për kompleksitet të ulët.

Spitali Francez është spital terciar ku trajtohen urgjencat jetë kërcënuese të cilat kryhen vetëm në këtë bllok operator për të gjithë vendin, nga mosha zero vjeç.

Tashmë është i mbyllur dhe nuk kryhet më asnjë operacion për shkak të infektimit të gjithë stafit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reforma Zgjedhore, ish-ministri bën deklaratën e fortë: Dialogu s’ka më kuptim! Moszbatimi i marrëveshjes goditje e rëndë ndaj stabilitetit
Basha në Kamëz: Takova qytetarë e sipërmarrës të vegjël të zhytur në varfëri, RAMAVIRUSI i rriti taksat, ne do t’i ulim »
Article Logic
Execution time: 0.011070013046265
array(1) { ["section"]=> string(143) "denoncimi-i-grida-dumes-mbyllet-spitali-francez-te-gjithe-mjeket-me-covid-pergjegjes-koncensionari-sani-servis-qe-mori-1-5-miliarde-leke-210529" }