Denoncimi i ish-drejtoreshës së Tatimeve: Koncesioni i kontrollit të naftës i është dhënë në fshehtësi kompanisë ‘Noa Control shpk’

Publikuar tek: aktualitet, më 23:54 24-11-2020 Denoncimi i ish-drejtoreshës së Tatimeve: Koncesioni i kontrollit të naftës i është dhënë në fshehtësi kompanisë ‘Noa Control shpk’ Briseida Shehaj

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj ka bërë një denoncim ditën e sotme, ku është shprehur se qeveria i ka dhënë në mënyrë të fshehtë koncesionin për kontrollin e naftës një kompanie.

Ajo u shpreh në Syri Tv se kompania që ka përfituar nga ky koncesion është ‘Noa Control shpk’.

“E dini që sot biznesi e gjen likuiditetin te fajdet. Deri dje ishte te clearing. Shikojmë gjithmonë Presidentin e Republikës që ka tre vite që përmend Kushtetutën, që kthen ligjet në Parlament dhe askush nuk merr parasysh të analizojë dhe të thotë ore ky Ilir Meta a është serioz, le ti ti hapim letrar, e bën për opozotë apo se u zgjua një ditë në mëngjes dhe tha do bëj një konflikt me Ramën. Unë po ju marr vetëm ligjin për metrologjinë që ktheu Presidenti në Kuvend.

Nëse ka turp më të madh pas Dividentit është pikërisht ligji për Metrologjinë. Që vë në kontroll një nga sektorët me riskun më të madh në Shqipërim atë të naftës. Dhe nuk ka sesi shteti të heqë dorë nga autoriteti i tij dhe tja japë atë privatit siç ka ndodhur me sektorin e naftës. A e dini që qeveria Rama ia ka dhënë një kompanie me konceision kontrollin e naftës që quhet ‘Noa Control shpk’. Dhe kjo tentativë ka nisur që në vitin 2017. Unë nuk po përmend se kush është është zotëria që e ka marrë koncesionin, se do thonë pastaj sikur po i vejmë gjobat biznesit.

 Por ky është një koncesion i jashtëligjshëm. Dhe thashë që kjo fillon që në vitin 2017, kur  nis dëshira e parë nga qeveria për ta dhënë këtë koncesion. Në fillimi nuk donin ta jepnin këtë koncesin se ligji për metrologninë i jep të drejtë titullarit të institucionit të japë autoizime. Por pasi u pa nga ekspertët, i thanë qeverisë që nuk e bënë dot pasi ka një pikë në ligj ku thuhet që mund ta bëjmë ne këtë punë sepse ne kemi automjetet, dhe ishin shpenzuar 700 mijë dollarë. Ndaj edhe u ndryshua ligji për Metrologjinë. Unë mendoj që shqiptarët duhet të shohin xhepin e tyre, në një qeveri që nuk po pyet për ligje Ne nuk jemi xhungël, shteti duhet të bëjë rregullarorin,”- tha Shehaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga LSI te PS, ish-kryebashkiaku i Kukësit Hasan Halili vendoset në krye të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetsor
E mërkura me mot të kthjellët e vranësira kalimtare, temperatura deri në -2 ͦC »
Article Logic
Execution time: 0.012866973876953
array(1) { ["section"]=> string(135) "denoncimi-i-ish-drejtoreshes-se-tatimeve-koncesioni-i-kontrollit-te-naftes-i-eshte-dhene-ne-fshehtesi-kompanise-noa-control-shpk-229007" }