Denoncimi i një minoreneje: U përdhunova nga 20 burra, mes përdhunuesve edhe vëllai im

Publikuar tek: bota, më 16:09 27-05-2015 Denoncimi i një minoreneje: U përdhunova nga 20 burra, mes përdhunuesve edhe vëllai im Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike raportohet nga mediat në Turqi ndërsa flitet për një vajzë e cila është përdhunuar sistematikisht nga 9 burra dhe vëllai i saj. Të denoncuar nga vajza ata janë vënë nën pranga ndërkohë që rrezikojnë nga 12 deri 22 vite burg. 

Ngjarja ka ndodhur në lindje të provincës Elazig në Turqi dhe hetuesit thonë se kjo ka ndodhur në një periudhë 7 vjeçare.

S.A, ishte vetëm tetë vjeç kur për herë të parë u bë viktimë e një sulmi seksual, shkruan portali Taraf. Ajo thotë se ishte përdhunuar nga 20 burra, shumë prej të cilëve ishin edhe minoren. “I gjithë fshati i dinte për përdhunimet, por asnjë prej tyre nuk fliste dhe nuk kishte raportuar asgjë” tregon vajza mbi të cilën është abuzuar.

Vetë vajza e cila tashmë tregon edhe historinë e saj tragjike thotë se mes përdhunuesve ka qenë edhe vëllai i saj. Por e ëma kishte rrahur vajzën, duke fajësuar pikërisht viktimën për “incidentin” sipas saj që kishte ndodhur në familje. Pasi ndodhi për herë të parë, historia e abuzimit kishte vazhduar me deklarata të tipit: “ke shkuar me atë, kështu që do shkosh edhe me mua”.

Veç vëllait një ndër personat që e ka përdhunuar është edhe një plak 70 vjeçar. Të gjitha këto abuzime u treguan në polici, ndërkohë që vajza tashmë është nën mbrojtjen e policisë dhe me psikologë.  

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012215137481689
array(1) { ["section"]=> string(90) "denoncimi-i-nje-minoreneje-u-perdhunova-nga-20-burra-mes-perdhunuesve-edhe-vellai-im-12084" }