Denoncimi i pallatit në Durrës: Po çahen themelet, u bë me korrupsion

Publikuar tek: aktualitet, më 11:07 17-02-2015 Denoncimi i pallatit në Durrës: Po çahen themelet, u bë me korrupsion Themelet e pallatit në Durrës

Luan Norja, qytetar i vitlindjes 1957 denoncon publikisht një nga ndërtimet në zonën e Durrësit, një pallat i ngritur në 2010, tej çdo parametri teknik, dhe që ka frikësuar banorët për rrezikun e shembjes apo mungesës së normave teknike. Tek “Denoncimi publik” ai sjell edhe fotot e pallatit në gjendjen e sotme.

“Jam banues në Durrës, lagja 4, bulevardi kryesor te ish-materniteti i vjetër. Dua të denoncoj shoqërinë tregtare Mance sh.p.k me seli në Durrës, lagja nr.1, rruga M.Spiru nr.9, e përfaqësuar nga administratori Kastriot Mançe. Eshtë ndërtuar një objekt në zonën e plazhit, sektori Apollonia. Siç duket dhe nga fotot pjesa e garazhit prej më shumë se dy vjetësh është jo funksionale, pasi është e mbushur me ujë duke rrezikuar kollonat e objektit. Mungojnë izolimet sipas standardit.

Projekti i ndërtimit nuk është ai që iu paraqit qytetarëve dhe nuk ka marrë aprovimin e tre pronarëve, një prej të cilëve jam edhe unë. Shkallët nga 140 centimetra janë transformuar në 60 centimetra, me problem për njerëzit që hypin në shkallë pasi përplasin kokën në tavan. Materialet e përdorura për ndërtimin kanë qenë të skaduara. Në 2009 kam bërë denoncim në policinë ndërtimore dhe i bllokova punimet për 30 ditë. Por u arrit të korruptohej policia ndërtimore duke lejuar ndërtimin e objektit. Sot objekti po plas nga brenda, ka krisje muri gjithandej. Shpresoj të merret parasysh ankesa sepse nuk është e mundur të ecet me këtë korrupsion” shkruan qytetari Luan Norja, një nga pronarët e truallit ku është ngritur objekti.

Nuk është hera e parë që nga Durrësi vijnë denoncime për ndërtime jashtë kriterit. E ndërkohë për gjendjen e këtij pallati, siç duket edhe nga foto, duhet të ketë një kontroll të strukturave të bashkisë dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Por a do të kenë mundësi qeveritarët vendorë dhe më lart që të bllokojnë si të rrezikshëm këtë pallat???

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Matësat inteligjentë të energjisë, a do e menaxhojë projektin AMC?
Vjedhja në Bankën e Shqipërisë, punonjësit marrin 13 vjet burg »
Article Logic
Execution time: 0.012681007385254
array(1) { ["section"]=> string(72) "denoncimi-i-pallatit-ne-durres-po-cahen-themelet-u-be-me-korrupsion-3598" }